• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI BANESËS NË VLORË/ Zbulohet e kaluara e peshkatarit të ekzekutuar dy vite më parë. Gruaja e tij… (FOTO)
Home
Breaking News

TRITOLI BANESËS NË VLORË/ Zbulohet e kaluara e peshkatarit të ekzekutuar dy vite më parë. Gruaja e tij… (FOTO)

14 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës.

Eksplozivi është hedhur nëpërmjet ballkonit në katin e dytë të një banese.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në banesë jetonte prej disa javësh e veja e peshkatarit Hyqmet Nexhipi, i ekzekutuar me armë zjarri automatike në janar të vitit 2016.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur shpërthimin dhe për të identifikuar autorin/ët.

Ekzekutimi i peshkatarit

Image

Më 23 janar të vitit 2016, pronari i një anije peshkimi u vra me breshëri kallashnikovi në ecje e sipër me mjetin e tij Tip Honda në Vlorë. Sipas Policisë 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi është qëlluar rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën “Transballkanike”.

Policia sqaronte në atë kohë se “trupi i pajetë i peshkatarit Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë ka marrë disa plumba, dy prej të cilëve në kokë”.

Sipas policisë së Vlorës  pak minuta pas vrasjes së 52-vjeçarit është djegur një mjet tip Mercedes Benz model 190 me targa të Durrësit.

Nga hetimet paraprake dyshimet janë për larje hesapesh, pasi viktima rezultonte me precedentë për shfrytëzim prostitucioni në Itali, ku edhe ka qenë i dënuar.

Informacion paraprak

Në lagjen “1 Maji” Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T. P., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARROJENI LUKSIN E VIP-AVE/ Si shtëpia e Venerës dhe Lindit nuk keni parë
Previous article LIVE/ Partizani-Kukësi: Drithërima në portën e Frashërit, Hebaj “flirton” me golin (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT