• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOL NË BANESËN KU JETONTE GRUAJA E BIZNESMENIT TË VRARË/ Dyshimet e para janë se…
Home
Sociale

TRITOL NË BANESËN KU JETONTE GRUAJA E BIZNESMENIT TË VRARË/ Dyshimet e para janë se…

15 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Atentat me tritol ish-bashkëshortes së biznesmenit të vrarë dy vite më parë.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e së premtes në qytetin bregdetar të Vlorës, në katin e dytë të një pallati në lagjen “1 Maji”, e njohur ndryshe si lagjja “Çole”. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur vetëm dëme materiale.

Shënjestër e atentatit mësohet se ka qenë Teuta Prifti, bashkëshortja e Hyqmet Nexhipit, të vrarë në janar të vitit 2016. E veja mësohet se kishte vetëm pak kohë që ishte zhvendosur në këtë apartament, të cilin e kishte marrë me qira. Në momentin e shpërthimit, Prifti ka qenë e vetme në banesë.

Nga shpërthimi i fortë, bashkëshortja e biznesmenit nuk ka marrë dëmtime, ndërsa banesa dhe orenditë janë shkatërruar thuajse plotësisht. Motivet e këtij atentatit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se gjithçka ka lidhje me vrasjen e burrit të saj. Pak pas shpërthimit, forcat të shumta Policie shkuan në vendin e ngjarjes, të cilët kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve. vLORE SHPERTHIM

“Në lagjen ‘1 Maji’ Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit”, bëhet e ditur nga Policia.

VRASJA

Hyqmet Nexhipi u gjet i vrarë më 23 janar 2016 në makinën e tij tip “Honda”. 53-vjeçari, sipas hetimeve të Policisë, u vra me automatik, ndërsa ishte duke ecur me makinë. Autorët që ekzekutuan pronarin e një anije peshkimi me emrin “Drita”, pas ngjarjes, dogjën makinën që përdorën për t’u larguar nga vendi i krimit për të fshehur gjurmën. Nexhipi rezultonte i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që përveç lidhjes me të shkuarën e tij kriminale, vrasja u lidh me trafikun e drogës që mund të ketë kryer me anijen e tij.

Viktima Hyqmet Nexhipi
Viktima Hyqmet Nexhipi

Gjashtë muaj pas vrasjes, Policia e Vlorës arrestoi si bashkëpunëtor Florenc Gega, 34 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, ndërsa shpalli në kërkim si autor të dyshuar të vrasjes së Nexhpit, Deison Nallbani, i cili njihej edhe me emrin Arjan Muçaj, 30 vjeç, nga Vlora. Policia hodhi dyshime se ky shtetas është vrasës me pagesë, por nuk u zbardh motivi i vrasjes së 53- vjeçarit. Rezulton se viktima është martuar tri herë dhe për këtë fakt, ka dyshime se vrasja mund të lidhet me dy shkurorëzimet e mëparshme.

Rreth 12 vjet më parë, Hyqmet Nexhipi ishte divorcuar nga bashkëshortja e parë (Teuta Prifti), me të cilën ka dy fëmijë. Më pas, ai u martua në Itali sërish. Me gruan e dytë ai kishte një vajzë, por nuk kaloi shumë dhe u divorcua edhe prej saj. Së fundmi, Nexhipi ishte martuar me një grua tjetër në Greqi, me të cilën bashkëjetonte derisa u vra.

DJALI

Olsi Nexhipi, djali i çiftit të Teuta Priftit dhe Hyqmet Nexhipi, mësohet se nuk ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit. 26-vjeçari u arrestua pak ditë pas vrasjes së babait të tij, si i dyshuar për këtë krim. Kjo akuzë ndaj tij ra, pasi Policia dhe Prokuroria zbuluan më pas se autorët ishin dy persona të tjerë. Por, 26-vjeçarit, në momentin e arrestimit në janar të 2016-s, iu gjet në banesë një armë pistoletë dhe disa doza kanabis sativa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIÇKA NUK SHKON/ E vutë re edhe ju penelin e Luanës? (FOTO)
Previous article ËSHTË I ÇMENDUR KY NJERI/ Icardi: Ja pse e godita ashtu penalltinë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT