Policia ka arrestuar një nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Kamëz, ku iu vendos një sasi tritoli një lokali të marrë me qira në zonën e Kamzës nga një 24-vjeçar. Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Donald Trump”.
Bëhet fjalë për 58-vjeçarin me inicialet “U arrestua B. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se sipas hetimeve ka rezultuar sa targat e automjetit tip Audi janë në pronësi te këtij personi te arrestuar. Ai ka kyçur gojën para oficereve te policisë duke mos dhënë asnjë detaj. Dyshohet se ai mund te këtë qene shoferi, por megjithatë policia ende nuk e ka te qarte rolin e tij. Grupi hetimor, thotë se është pranë identifikimit dhe të personit qe shfaqet ne video teksa ndez fitilin e tritolit dhe e hedh tek lokali.