• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tritol banesës/ Plagoset 34-vjeçari, i dyshuar si objektivi. Pesë vjet më parë…
Home
Aktualitet
Kronikë

Tritol banesës/ Plagoset 34-vjeçari, i dyshuar si objektivi. Pesë vjet më parë…

24 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Detaje te reja pas shpërthimit te ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në lagjen Dunavat në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se një sasi tritoli ka qenë vendosur në brendësi të banesës së Gentian Litit në pjesën veriore të kësaj lagjeje duke shkaktuar lëndime të lehta në kokë të këtij të fundit, si dhe dëme në materiale, shkruan JuguNews.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka dërguar në spitalin e Gjirokastrës të lënduarin 34 vjecarin Gentian Litin i cili pas mjekimit është rikthyer në banesë.

Në momentin e shpërthimit, të pestë anëtarët e familjes Liti, kanë qenë në brendësi të banesës dhe fatmirësisht askush prej tyre nuk kanë pësuar asnjë dëmtim fizik, përvecse disa gërvishtje në kokë të djalit të shtëpisë Gentianit që mendohet se ka qenë edhe shenjestra e atentatit me tritol.

Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes Liti, si dhe komshinj. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast, është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar që përbëjnë sekret hetimor.

Sasia e lëndës shpërthyese mendohet të ketë qenë gati 100 gram, ndërkohë që oshëtima e shpërthimit u dëgjua gati 1.5 km larg

Në korrik të 2013 automjeti i Gentian Litit ishte shënjestër e lëndës plasëse ndërkohë që autori i vendosjes së tritolit nuk u gjend/ JuguNews

Informacion Paraprak.
Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L, 34 vjeç,(i biri i shtetasit A.L), si dhe dëmtime materiale të banesës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si gjithmonë e dashur me publikun! Shihni dedikimin që e emocionoi pamasë Miriam Canin (FOTO)
Previous article NBA, LeBron James me hap legjende, kalon 30 000 pikë në karrierë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT