• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tri ëndrrat më të zakonshme gjatë verës dhe kuptimi i tyre
Home
Mister

Tri ëndrrat më të zakonshme gjatë verës dhe kuptimi i tyre

4 August, 2018 g.autor Mister

Ndonëse mesatarisht një person i sheh katër deri në gjashtë ëndrra brenda një nate, shumica prej tyre harrohen derisa zgjoheni nga gjumi.

Megjithatë, kur ditët marrin me temperatura të larta, nxehtësia mund të ndikojë që të mos flemë aq thellë sa flemë zakonisht, që nënkupton se jemi më të prirë t’i mbajmë mend ëndrrat, transmeton Telegrafi.

Ndër tjerash, ekspertët bëjnë të ditur se janë disa ëndrra të cilat njerëzit i shohin më shpesh gjatë stinës së verës.

Më poshtë i keni këto ëndrra dhe kuptimin e tyre:

Nëse shihni ëndërr duke ju ndjekur dikush

Kjo është ëndërr e zakonshme ankthi. Fillimisht duhet të mbani mend kush ose çka është duke ju ndjekur dhe kështu do ta kuptoni më mirë se për çfarë brengoseni.

Gjithashtu konsiderojeni distancën mes teje dhe asaj se çfarë është duke ju ndjekur. Nëse ndjekësi është afër atëherë jeni duke u ndjerë të tronditur nga ndonjë situatë, ndërkaq nëse ndjekësi është në distancë të largët kjo sugjeron se do t’i mposhtni me lehtësi problemet e tanishme.

Nëse shihni në ëndërr që jeni duke fluturuar

Kjo lloj ëndrre pasqyron vetëbesim të madh dhe një gjendje të lumtur të mendjes.

Sidoqoftë, nëse gjatë fluturimit hasni në pengesa të ndryshme në ajër, atëherë kjo simbolizon se keni pengesa në jetë reale të cilat ju parandalojnë të lëvizni para.

Nëse shihni në ëndërr se jeni duke vdekur

Nëse shihni në ëndërr se jeni duke vdekur, kjo nënkupton se gjendeni në një situatë të keqe në jetën tuaj, qoftë në një lidhje toksike apo diçka tjetër.

Thënë më thjesht, nëse shihni një ëndërr të tillë, kjo do t’ju shërbejë si mënyrë për të reflektuar dhe për të bërë diçka për këtë gjë.

Megjithatë, nëse shihni në ëndërr se keni vdekur, kjo është gjë pozitive sepse simbolizon transformim dhe fillim të ri.

Kjo ëndërr sugjeron një periudhë ndryshimi, qoftë një punë të re, lidhje apo një shpërngulje nga shtëpia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elefanti që mendon se është gjirafë, noçka e tij zgjatet drejt...
Previous article E lindur për kopertina/ Shihni si dukej Xhesika Berberi vite më parë (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT