Këto imazhe fantastike tregojnë se si një elefant ngrihet lart në këmbët e pasme për të arritur ushqimin që  zakonisht konsumohet nga gjirafat.

Fotot janë realizuar nga Duncan Taylor ndërsa ishte në një pushim familjar në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.

Fotot reflektojnë shkathtësinë e kafshës së madhe.

Elefanti shihet në foto duke shtrirë këmbët e tij të pasme duke arritur tek gjethet me noçkën e tij.

Kjo sjellje shihet vetëm tek elefantët e cirkut dhe shihet rrallë tek elefantët e egër.