• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRENI QË LIDH DY KORETË/ SHBA refuzon projektin hekurudhor të dy shteteve
Home
Nderkombetare

TRENI QË LIDH DY KORETË/ SHBA refuzon projektin hekurudhor të dy shteteve

31 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Një projekt hekurudhor i destinuar të bashkonte Koretë e Veriut dhe të Jugut është bllokuar nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, duke nënvizuar kështu ndasitë mes Uashingtonit dhe Seulit mbi mënyrën sesi të përballen me Veriun e armëve bërthamore.

Dy Koretë planifikuan të nisnin një studim të përbashkët për fizibilitetin gjatë javës së kaluar, duke dërguar një tren nga Seuli drejt Sinuiju, në Korenë e Veriut pranë kufirit me Kinën, por aplikimi i tyre u refuzua nga Komanda e Kombeve të Bashkuara nën udhëheqjen e SHBA. Trupa ushtarake shumëkombëshe është një mbetje e luftës koreane të viteve 1050-’53 dhe kontrollon të gjitha lëvizjet përgjatë zonës së demilitarizuar dhe të fortifikuar rëndë, që ndan gadishullin.

Mohimi nënvizon një ndarje gjithnjë në rritje mes Koresë së Jugut, që është në favor të angazhimeve të përbashkëta me Veriun, si dhe Shteteve të Bashkuara, ku zyrtarët kanë kërkuar denuklearizimit si parakusht për çdo bashkëpunim ekonomik.

Komanda e OKB-së bllokoi studimin teksa “kërkoi më shumë besnikëri në detajimin e vizitës së propozuar” në një deklaratë. Lëvizja vjen teksa Donald Trump akuzoi Kinën se “po i ofron ndihmë të konsiderueshme Koresë së Veriut, përfshi parà, naftë, pleh dhe mallra të tjërë”. “Kjo nuk është aspak ndihmuese”, shkroi ai në “Twitter”.

Projekti hekurudhor është pjesë e një shtyse më të gjerë prej presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in, për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkoreane dhe që do të krijonte atmosferën e pranueshme për investime të shkallës së gjerë, nëse sanksionet që dënojnë Korenë për programin bërthamor do të hiqeshin. Megjithatë Moon kishte bërë thirrje që lidhjet hekurudhore të nisnin nga fundi i këtij viti, shkruan “The Guardian”.

Një zyrë ndërlidhëse në qytetin e Koresë së Veriut të Kaesong ka qenë gjithashtu një pikë grindjeje, me zyrtarin e Koresë së Jugut i detyruar të mohojë se projekti shkel sanksionet ndërkombëtare.

Trump anuloi një udhëtim të diplomatit të lartë të Uashingtonit në Phenian për shkak të frikës se nuk do të prodhonte rezultate. Anulimi erdhi pasi Koreja e Veriut paralajmëroi se negociatat bërthamore janë “përsëri në rrezik dhe mund të jenë larg” dhe nëse bisedimet ndahen, Pyongyang mund të rifillojë “aktivitetet bërthamore dhe raketore”, sipas një raporti të CNN .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fadil Berisha fotografoi Elgitin dhe Klean/ Nuk do ta besoni se me kë yll botëror e krahason moderatoren
Previous article KRIZA E EMIGRANTËVE NË EUROPË/ Ndihmoi në shpëtimin e një varke me refugjatë, arrestohet 23 vjeçarja

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT