• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TREMUJORI I KARANTINËS/ Rënia ekonomike kufizohet shumë larg skenarit pesimist
Home
Ekonomi

TREMUJORI I KARANTINËS/ Rënia ekonomike kufizohet shumë larg skenarit pesimist

30 September, 2020 F.autor Ekonomi

Ditën e sotme, Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhënat për rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të vitit, i cili përkon edhe me muajt e mbylljes së karantinës. Sipas të dhënave, në këtë semestër, rritja ekonomike krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës është -10.2%. Përsa i përket konsumit final të popullatës, rënia e regjistruar është prej 7.5%.

Kjo rënie ekonomike i detyrohet disa faktorëve, mbylljes së 40% të bizneseve në vend në periudhën mars-qershor, kufizimit të lëvizjes (përfshi turizmi), si dhe reduktimit të fuqisë blerë të 100 mijë punonjësve të mbështetur me pagë nga shteti gjatë tremujorit. Në krahasim me rajonin, tkurrja mbetet më e ulët se në Mal të Zi (20.2%), Maqedoninë e Veriut (12.7%) dhe në një linjë me vende të rajonit si Serbia e Bullgaria (rreth 10%). Italia, partneri më i madh tregtar i Shqipërisë gjatë këtij tremujori pësoi një rënie prej 17,1% (mesatarja e zonës euro -15%).

Pavarësisht tkurrjes së një numri sektorësh për arsye lehtësisht të kuptueshme, disa aktivitete si bujqësia, energjia, pasuria e paluajtshme kanë pasur një impakt pozitiv në ekonomi duke shënuar rritje. Skenarët negativë në fillim të karantinës flisnin për një rënie vjetore mbi 10%, papunësi mbi 100 mijë persona dhe një dëm nga i cili do të duheshin të paktën 5 vjet për t’u rikuperuar.

Megjithatë, pas karantinës, vetëm 33 mijë persona humbën vendin e punës përfundimisht. 20 mijë prej tyre janë ripunësuar dhe për 13 mijë të mbeturit është miratuar një program që synon ripunësim të shpejtë. Lajmi i mirë është se rënia ekonomike vjetore, jo vetëm që nuk do të shkojë në mbi 10%, por si rezultat i përmirësimit të gjashtëmujorit të dytë të vitit llogaritet të përmbahet në rreth -4%.

Rikuperimi ekonomik do të ndodhë jo për disa vjet, por që në 2021, kur rritja ekonomike e parashikuar nga Banka Botërore pritet të jetë në nivelin e 9-10%, e mundësisht edhe më e lartë. Specifikisht, bujqësia pritet të rritet mesatarisht me rreth 1.3 përqind në vit në terma real përgjatë periudhës 2021-2023. Industria me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.2 përqind në të njëjtën periudhë.

Ndërtimi me rritje mesatare vjetore prej rreth 3.6 përqind në tre vitet e ardhshme Shërbimet me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.7%. Kjo bën që nga 2021, papunësia në vend të vazhdojë të zbresë nën rekordin e 11.2% të muajit shkurt (muaji i fundit përpara pandemisë), njëkohësisht rekord pozitiv për rajonin dhe norma më e ulët ndonjëherë në Shqipëri. Në harkun e tre viteve, parashikimet për papunësinë flasin për një reduktim deri në nivelin e 8%, në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “EDHE NJË”/ Veliaj: Ne krenohemi me çdo grua që na bashkohet, PD gëzohet kur ikin Jozefina dhe Majlinda
Previous article SKANDAL/ Neymar nën akuzë, në Spanjë zbulojnë videon e turpshme

F.autor

Postime të ngjashme

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT