• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TREGU I GJELAVE TË DETIT NË BALDUSHK/ Apeli i Veliajt: Blini produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
Home
Sociale

TREGU I GJELAVE TË DETIT NË BALDUSHK/ Apeli i Veliajt: Blini produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës

22 December, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e tyre. Ai ftoi qytetarët e Tiranës, por edhe strukturat akomoduese, si hotele, bujtina etj., që ta blejnë gjelin e detit në Baldushk, si mënyrë për të kontribuar në ekonominë e zonës.

“Kur blen një produkt të prodhuar në fshatin tonë, ke kontribuar në familjen e fshatit tonë. Kjo do të thotë se ke kontribuar, që këta fëmijë të blejnë librat e shkollës, rrobat e tyre, që të ndjekin një kurs pas mësimit, të merren me aktivitete kulturor, ndaj i ftoj të gjithë ta shohin si një mision për të siguruar mirëqenie në këtë komunitet, për të ndihmuar djemtë e vajzat, burrat e gratë, që punojnë tërë jetën dhe tërë vitin me këtë produkt, që është një krenari për Tiranën tonë”, tha Veliaj.

Ai e cilësoi gjelin e detit të Baldushkut, si produkti më i mirë i këtij lloji në Shqipëri e në Ballkan. “Kjo zonë prodhon 30-50 mijë gjela çdo vit, që përkthehet në 3-5 milionë euro të cilat investohen në këtë javë të vetme të festave të fund vitit, në këtë komunitet. Kjo tokë mund të prodhojë ekonomi, mund të prodhojë mirëqenie dhe fakti që shumë prej fermerëve, që deri dje punonin tokat e grekut e italianit, sot punojnë tokën e tye, rrisin gjelat e tyre, kultivojnë fermën e tyre. Do të thotë se mund të bësh prokopi dhe ekonomi edhe këtu në Shqipëri”, tha ai.

Duke vlerësuar fermerët për punën e palodhur në rritjen e gjelave bio, kryebashkiaku u bëri thirrje gjithë qytetarëve që ta blejnë gjelin e detit në Baldushk. “Ju lumshin duart të gjithë fermerëve, të gjithë atyre që merren me dashuri, me bujqësinë dhe fermën e tyre. Është një mundësi e jashtëzakonshme, për të mos e lënë këtë tokë. Kjo tokë mund të prodhojë ekonomi, mund të prodhojë mirëqenie. Ndaj ftoj të gjithë qyettarët e Tiranës, të gjithë lokalet e Tiranës, të gjithë hotelet e Tiranës, bujtinat, të blejnë vetëm gjelat e Baldushkut”, përfundoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina i pret rrugën, furgoni i “Shqiponjave” përplaset me barrierën e rrugës
Previous article I GRABITËN ME DHUNË PORTOFOLIN TË MOSHUARIT/ Arrestohen dy 16-vjeçarët në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT