Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan, ku një automjet i forcave të policisë është përplasur me barrierën mbrojtëse. Sipas informacionit të disponueshëm, furgoni i forcave “Shqiponja” ka goditur mbrojtësen metalike te autostradës, pasi një autoveturë i ka prerë rrugën papritur.
Për të shmangur përplasjen me mjetin që po i dilte përpara, drejtuesi i furgonit ka marrë një manovër të shpejtë dhe ka goditur barrierën mbrojtëse. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar rëndë, por vetëm dëme materiale në mjetin e policisë dhe barrierën.
Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar zonën. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit dhe për të marrë masat e nevojshme.


