• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Tregu i gjithë Ballkanit 20 milionë konsumatorë! Bashkëpunimi rajonal kyç për investimet e huaja
Home
Ekonomi

Tregu i gjithë Ballkanit 20 milionë konsumatorë! Bashkëpunimi rajonal kyç për investimet e huaja

21 November, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Gjenevë -Rishikimi i Politikave të Investimeve (RPI) të Ballkanit i zhvilluar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) me mbështetjen e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RÇ) paraqiti sot në Gjenevë gjetjet e veta.

Studimi bazohet në një Kornizë Politike të Investimeve UNCTAD për Zhvillim të Qëndrueshëm, por për herë të parë është zhvilluar me një perspektivë rajonale në Evropën Juglindore. Ai analizon tiparet kryesore të mjedisit politik kombëtar dhe ndërkombëtar që ndikojnë në investime, përfshirë hapjen, trajtimin dhe mbrojtjen, procedurat për krijimin e një biznesi, politikat fiskale dhe nxitjet e investimeve, tregun e punës dhe aftësitë, regjimin e konkurrencës si dhe iniciativat rajonale për nxitjen e investimeve. Për secilën fushë, sigurohet një sërë rekomandimesh konkrete për të përmirësuar mjedisin e investimeve dhe nxitjen e ndikimit.

“Shpresojmë që Studimi i RPI-së do të ndihmojë ekonomitë e Evropës Juglindore për të përmirësuar më tej klimën e investimeve. Ndërkohë që konkurrenca nganjëherë mund të jetë një lojë pa fitues, UNCTAD inkurajon fuqishëm bashkëpunimin në investime “, tha James Zahn, Drejtor i Divizionit UNCTAD për Investime dhe Ndërmarrje.

“Gjetjet kryesore të Studimit tregojnë se bashkëpunimi i zgjeruar rajonal është i një rëndësie vendimtare për të tërhequr investime në Ballkan, duke pasur parasysh se investitorët seriozë që vijnë në çdo vend në rajon kanë për qëllim strategjikisht të përfitojnë nga shkalla e këtij tregu prej 20 milionë banorësh”, tha Goran Svilanoviç, Sekretari i Përgjithshëm i KBR, duke shtuar se KBR plotësisht e njeh konkurrencën dhe interesat secilës ekonomi për të tërhequr investimet dhe se do të udhëheqë rajonin për të përmbushur nevojat strategjike të investitorëve të korporatave duke vepruar së bashku dhe duke shmangur ” garë deri me çdo çmim”, pasi qëllimi i përbashkët strategjik është të tërheqë më shumë investime në shërbim të zhvillimit të rajonit.

Studimi RPI plotëson përpjekjet e “Procesit të Berlinit” në përgjithësi dhe në veçanti Plani shumëvjeçar i Veprimit të përgatitur nga KBR, ose thjesht – PMSH, për Zonën Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor, miratuar nga udhëheqësit e rajonit këtë verë në Trieste . Në kuadër zhvillimi dhe zbatimi i agjendës rajonale të reformës së investimeve u përcaktua si një nga katër prioritetet, së bashku me tregtinë, mobilitetin dhe agjendat digjitale.

Svilanoviç njoftoi se rajoni, nën ombrellën e KBR-së, së shpejti do të fillojë të punojë për të krijuar një sërë politikash për t’u nënshtruar reformave, duke shpjeguar se konkurrenca ekzistuese duhet të kthehet kah bashkëpunimi dhe se axhenda e investimeve duhet të përfshijë një përzierje heterogjene të politikave, duke përfshirë fushëveprimin e gjerë të palëve të interesit – siç janë autoritetet përgjegjëse për punën, taksat, stimujt fiskalë, marrëveshjet e investimeve ndërkombëtare, promovimin e investimeve të përbashkëta, etj, si dhe sektorin privat.

Studimi është realizuar nga UNCTAD në bashkëpunim me Komitetin e Investimeve të Evropës Juglindore (SEEIC) të KBR dhe u finalizua me konsultime të gjera me palët e interesuara kombëtare nga shtatë vende të rajonit: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Moldavia, Serbia, Republika Ish Jugosllave e Maqedonisë dhe Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Debati i plotë/ Të përndjekurit përplasen me Alibeajn: Dyqanet tona i morën gratë e sigurimit, ju na …
Previous article Ja sa bujarë dhe të sjellshëm janë shqiptarët (Harta)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT