• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TREGTONIN MISH E QOFTE NË KUSHTE TË PAPËRSHTATSHME/ AKU i vë drynin 2 bizneseve, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë
Home
Breaking News

TREGTONIN MISH E QOFTE NË KUSHTE TË PAPËRSHTATSHME/ AKU i vë drynin 2 bizneseve, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë

23 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion në Kavajë, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët. AKU ku ka urdhëruar bllokuar aktivitetin e 2 subjekteve që tregtonin mish, ka gjobitur 6 të tjera me 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total si dhe ka bllokuar 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.

Disa nga shkeljet e konstatuara nga kontrollet ishin: tregtimi i mishit pa vulë dhe pa certifikatë veterinare, produkte pa etiketë, dhe në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare

“Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara,

U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare

Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human,

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe i paregjistruar në QKB. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human,

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore”, përfundon njoftimi i AKU-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARANTIMI I INTEGRITETIT/ Balluku dhe ambasadorja Altes firmosin memorandumin e bashkëpunimit: Udhërrëfyes për...
Previous article PILOTI BRITANIK NXITI FANSAT TË FILLOJNË NJË DIETË VEGANE/ Alonso kritikon Hamilton për hipokrizi: Nuk mund të hedhësh...

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte Breaking News

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT