• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TREGON SI E MORI COVID-19 NGA HALLA/ Edmond Budina: I kërkova shefes mos të bëhej publik por…
Home
Sociale

TREGON SI E MORI COVID-19 NGA HALLA/ Edmond Budina: I kërkova shefes mos të bëhej publik por…

22 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, bëri publik lajmin se vëllezërit Edomond dhe Robert Budina ishin infektuar me Covid-19, dhe shprehu keqardhjen e tij.

I ftuar në emisionin ”360 gradë” në ”RTV Ora” nga gazetari Artur Zheji, regjisori Edmond Budina tha se njëra nga gratë që i kishte shërbyer hallës së tij që më pas kishte ndërruar jetë, ishte shtruar në spitalin infektiv pasi ishte me koronavirus.

Edmond Budina: ”Për fat të keq halla jonë, gruaja e Sulejman Pitarkës ishte në spital, doli nga spitali dhe ishte në koma. 

Ne, të tre vëllezërit iu gjendëm pranë meqë fëmijët e saj janë jashtë shtetit, po ashtu edhe komshinjtë që ishim së bashku me ne. 

Ajo ndërroi jetë dhe ne e përcollëm në varreza. Xhovana kishte 6 ditë që ishte me temperaturë, sepse njëra prej grave që i shërbente hallës sonë, u shtrua në spitalin infektiv me koronavirus. 

Ajo e trembur kërkoi me insisitim për 6 ditë që të bënte tamponin por askush nuk ia vari. Po ashtu edhe vëllai i dytë Gjergji, dhe ai ishte me temperature askush nuk ia vari ndonëse është me diabet, me infarkt. 

Po ashtu edhe tre gra të tjera ishin me temperature dhe mezi ja bënë tamponin.”

Budina tha se kur vëllai i tij i dytë Gjergji kreu tamponin, u kërkua menjëherë të kryhej testi dhe për te dhe Robert Budinën.

Ai i kërkoi shefes së epidemiologjisë që të mos bëhej publik rezultati i testit, por menjëherë mediat dhe kryeministri Rama e shpërndanë lajmin.

Edmond Budina: ”Të gjithë këta që kishin shenja të koronavirusit ishin negativë. Kur ata morën vesh që unë dhe Berti ishim vëllezërit e Gjergjit, insistuan me çdo kusht që të bënim tamponin. 

Unë i thashë personalisht drejtoreshës së epidemiologjisë, përse duhet të ma bëni mua që nuk kam asnjë shenjë, gjithsesi nuk asnjë problem ta bëj tamponin. 

Ajo insistoi me çdo kusht. Tamponin e kam bërë në orë 18:40 të ditës së enjte, dhe ditën e  premte në orën 08:51 minuta më është dhënë rezultati që jam pozitiv. 

Përpara se të dilte rezultati i tamponit i kërkova shefes së epidemiologjisë, që sido të jetë rezultati, të mos bëhet publik. 

Nuk kaloi as edhe një orë, dhe të gjitha mediat e kishin shpërndarë  lajmin. Mbas kësaj, menjëherë kryeministri nxitoi të thoshte si i vinte keq për ne.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH THIRRJE PËR DHUNË/ Berisha: Duhet të dalim dhe ta krehim Ramën, është leckë e djegur
Previous article ETAPAT/ WhatsApp shton risitë, tani mund të skeduloni mesazhe

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT