• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TREGON SI E MËSOI NDARJEN NGA JETA TË KUJTIM PRODANIT/ Redon Makashi: E pabesueshme, nuk e imagjinoj dot
Home
Sociale

TREGON SI E MËSOI NDARJEN NGA JETA TË KUJTIM PRODANIT/ Redon Makashi: E pabesueshme, nuk e imagjinoj dot

6 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ndarja nga jeta e kantautorit të njohur, Kujtim Prodani, nga virusi i rrezikshëm Covid-19, ka prekur së tepërmi artistët.

Duke folur në një lidhje telefonike për News24, këngëtari Redon Makashi tha se ky ishte një lajm i pabesueshëm, pasi Prodani ishte një njeri i fortë dhe gjithmonë i buzëqeshur.

Mes të tjerash, ai tregoi edhe si e mori vesh lajmin tragjik, të cilin ja kishte dhënë Aleksandër Gjoka dhe që në fillim nuk e kishte besuar.

“Ishte befasi, as e prisja këtë gjë. Është e pabesueshme, ishte gjithë ai djalë i fortë, i ri, me atë humorin e tij. Është një humbje për artin shqiptar. Ne si miqtë e tij e ndjejmë më tepër se publiku, sepse e kemi pasur mik, shok, koleg.

Ne udhëtonim bashkë, ishte një person që kishte gjithmonë humor. Asnjëherë nuk e kam ndjerë një problem apo hall që ta thoshte, ishte gjithmonë pozitiv. Është komplet e pabesueshme kjo gjë, mendonim se do t’ia hidhte. Kjo qenka një e keqe e madhe. Ne kemi komunikuar bashkë dhe jemi takuar në një ambient të një mikut tonë, ku ai shkonte shpesh për një birrë apo hante diçka.

 

E shikoja gjithmonë të buzëqeshur, kur na shihte, na ftonte gjithmonë në tavolinë. Së fundi, ishin gati 5-6 materiale, që do t’i bënte videoklipe, dhe kur e pashë me maskën e oksigjenit, mendova se do t’ia dilte, që ta merrja e ta uroja, por ja që s’mundi. E gjithë familja e tij ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare. Kujtimin s’e imagjinoj dot, bënte gjithmonë ecje nga Liqeni. Ishte shumë i fortë. Më tha Sandri për lajmin dhe i thashë ‘po tallesh ti apo…’”, tha Makashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK GJEJ FJALË"/ Ministrja e Kulturës mesazh ngushëllimi për Kujtim Prodanin: Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës
Previous article ALBIN KURTIT I NDALOHET KANDIDIMI NË ZGJEDHJE/ Gjykata Kushtetuese: Kush është dënuar 3 vitet e fundit…

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT