• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TREGON NGJARJEN/ Rama: Disa përfaqësues të PD kishin shkuar te qendra e vaksinimit, donin të PËRZININ të moshuarit
Home
Politikë

TREGON NGJARJEN/ Rama: Disa përfaqësues të PD kishin shkuar te qendra e vaksinimit, donin të PËRZININ të moshuarit

31 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Në një takim në Shirokë të Shkodrës, kryeministri Edi Rama, foli për shumë tematika, duke nisur që nga qasja e shkodranëve ndaj tij e Partisë Socialiste, por edhe një incidenti që kishte ndodhur sot në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe.

Sipas Ramës, Shkodra në këto zgjedhje do të përfaqësohet nga njerëz të zotë e të punës, që do të bëjnë mirë për qytetin. Gjithashtu ai foli për Muzeun Marubi, thesari artistik i të cilëve sipas tij ishte lënë në harresë, e sipas Ramës, ishte Partia Socialiste ajo që e rigjallëroi.

Rama tregoi edhe një incident që kishte ndodhur sot në qendrën e vaksinimit në Koplik, ku sipas tij, disa persona të Partisë Demokratike kanë kërkuar lirimin e palestrës ku po bëhet vaksinimi, me arsyetimin se është qendër ku do të numërohen votat.

“Nuk kemi arritur dot të japim një ofertë që të jetë e pa kundërshtueshme, këtë herë kemi sjell në Shkodër njerëzit e duhur, për të bërë punët e duhura. Kemi për borxh të sjellim, e t’i mbështesim këtu, e më pas i takon Shkodrës për të thënë i do a jo. Ke Edona Bilalin që vjen nga jashtë PS, vjen nga një pjesë aktiviste, apo do që t’i japim mbështetjen, nuk po i marr me emra tani, por janë po ata. Kemi sjellë këtu Benet Becin që është njeriu jo qindra, por mijëra projekte, të cilat i ka bërë edhe në kohën e mëparshme, edhe më pas. Beneti është sot socialist që zemrën e ka djathtas. Por ama, këtu tek ne na bashkon vizioni, puna, në këtë skuadër e bashkon qëllimi për t’i dhënë Shkodrës për të zgjidhur në ngërç. Mos harroni disa gjëra të thjeshta, që nëse Shkodra ka 1, gurë të çmuar krenarie shkodrane e kombëtare, ka Dinastinë Marubi, e mos harroni që thesarin e saj ne e kemi nxjerrë nga plehrat, literalisht, nëpër thasë plasmasi mes plehrave dhe sot thesari i Dinastisë Marubi është shpëtuar dhe ka një muze kombëtare të fotografisë, e është një nga arsyet për të ardhur në Shkodër. E kush e bërë këtë? E bëmë ne, ne komunistët, që pika që si bie këtyre anti-komunistëve. Mos harroni që Shkodra ka një Teatër Migjeni që ishte një burim rreziqesh për jetën, e sot është rindërtuar, sepse e rindërtuam ne. Nuk janë gjëra për të thënë sa shumë kemi bërë, por edhe ura, që u shpëtua dhe u riparua, është ndërhyrje pa leje, Benet Beci dhe unë, sepse s’kishte zot që bashkëpunonte me kryetaren e bashkisë, por ndërhymë ilegalisht për ta shpëtuar. Kemi punuar natën, sepse natën këto flenë, flenë herët, e zgjohen vonë. Kur u zgjua Voltana ajo ishte ndërtuar. Pa vënë dhe në diskutim Ilir Beqajn që kush e njeh e di që është një mendje që di shumë, punon shumë dhe është një njeri i përkushtuar pavarësisht se ka marrë baltë pafund, por baltën e marrin ata që punojnë pafund, s’e marrin të tjerët. Kemi dhe djem e vajza të rinj, Jonën që është bashkuar me ne, ka një kohë të gjatë me ne, por ka qenë pjesë e pakënaqur me PS, jo që të marrë ndonjë gjë, por ka dashur që PS të kujdeset më shumë për Shkodrën. Thënë të gjitha këto, besoj se këtu është koha për të thënë dhe disa gjëra të tjera, sot ne ishim në një vizitë në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe, jemi vonuar 30 min sepse kishin shkuar disa përfaqësues të PD dhe donin të merrnin qendrën e numërimit dhe të largonin të moshuarit. Ata thonin që është e jona, e thonin ne jemi KZAZ, e kuptoni se me çfarë lloj talebanësh kemi të bëjmë ne dhe këtë do e kuptojnë ata shkodranët e vjetër, sepse ata bëjnë sikur shohin djallin vetë kur shohin PS, e më shohin si komunist mua, nipin e Zef Kolombit, mua, që nëna ime shkodrane më bëri katolik”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Ta nisësh fushatën si Biden, e ta përfundosh si Trump
Previous article KËRKON REVOLUCION NË VERË/ Presidenti i klubit të Serisë A “piketon” Taren dhe Inzaghin

F.autor

Postime të ngjashme

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve Politikë

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri Politikë

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT