• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TREGOHET I SINQERTË/ Dash Shehi: Opozita ka fajet e veta, kemi gabuar. Por edhe Rama…
Home
Politikë

TREGOHET I SINQERTË/ Dash Shehi: Opozita ka fajet e veta, kemi gabuar. Por edhe Rama…

22 July, 2020 F.autor Politikë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë në Report TV, u shpreh se me apo pa koalicione opozita do të fitojë zgjedhjet, jo sepse po shkëlqen, por sepse Edi Rama e ka tepruar.

“Me apo pa koalicion opozita i ka shanset përpara. Kemi për detyrë të sqarojmë kush janë formulat për ekonominë dhe rindërtimin e shtetit shqiptar, që e ka rrënuar Rama. 

Unë do të hyj, sido që të jetë formula do të hyjmë në zgjedhje, do i fitojmë me shumicë të madhe, edhe nëse ka ndonjë devijancë që do të shkojë nga Rama do të jetë gjë e mirë. Rotacion jo për shkëlqimin tonë opozitar, por sepse Rama e ka tepruar” tha ai.

Shehi është kundër mbledhjes së Këshillit Politik pa u votuar pakti i 5 qershorit, ndërsa vlerëson faktin që Lulzim Basha nuk shkoi në mbledhjen e parë.

“Nuk ka kuptim asnjë mbledhje sot e Këshillit Politik, kur nesër shumica duhet të japë një provë për marrëveshjen që mori përsipër, ta certifikojë. Pastaj gjykojmë nga e premtja e mbrapa. 

Ky është gjykimi i Bashës, por që e ndajmë edhe ne të tjerët. Një opozitë është, këto që janë brenda janë njerëzit e Ramës.

Me këto zotëritë Rama mund të bëjë ctë dojë, ne nuk i njohim. Problemi kryesor është që këto njerëz morën përsipër të ndryshojnë Kushtetutën me një marrëveshje sipërfaqësore pa një debat publik, kur për vite me radhë nuk kemi ndryshuar sistemin vetëm me justifikimin se nuk mund të ndryshojmë kushtetutën.

E gjitha kjo rrëmujë po bëhet të për të bllokuar koalicionin e bllokut opozitar. Por edhe sikur ta kalojnë, që do të jenë aventurë e madhe, zhgënjim për ndërkombëtarët.

Bëhet për të fituar një % të vogël nga ajo që vjen nga prishja e koalicioneve. Kjo vjen si dallgë nuk e shpëtojnë dot, me apo pa koalicione është mbyllur kjo punë.

Ca është më e keqe do të shtyjnë për 6 muaj apo një vit çështjen e integrimit. Listat nuk po hapen ka mijëra burokraci. Këtu ka një sërë marrinash dhe nuk mbërrin kurrëkund, por të pendojmë koalicionet. 

Zoti Basha mendoj se ka bërë mirë që nuk ka shkuar në Këshillin Politik. Jo cdo ide e Ramës duhet respektuar, këshilli nuk magjiprurës, por i krijuar nga e keqja. Është strukturë provizore e krijuar ‘ad hoc’ dhe do të ishte e kotë të keqpërdorej për politikë. Ne do i fitojmë zgjedhjet”.

Por cfarë do të bëjë opozita?

“Do të mblidhemi dhe do ta gjykojmë për hapat. Protestat janë armë të demokracisë bëhen në të gjithë botën, ne nuk i mohojmë aq më tepër për një çështje madhore si zgjedhjet, ne do i mbrojmë me çdo mundësi.

Të huajt kanë menduar se me Ramën do të mjaftonte një marrëveshje xhentelmenësh, ky i krijon rrëmujat është sebepi. Ne i kemi pasur fajet tona si opozitë, mundet që diku-diku të jetë gabuar, por me qëllimin e mirë për të vendosur në dukje defektet e kësaj qeverisje“.

I pyetur nëse opozita do të bënte një hap pas për të pranuar rikthimin e Murrizit, Shehi kishte një kusht.

“Unë nuk është se jam kreu i opozitës, është zoti Basha. Për mua, në këtë situatë do të pranojë të gjithë që shkojnë kundër zotit Rama. Guri i provës është raporti me zotin Rama. 

Në sjelljen e Murrizit nuk shikoj sjellje anti-Rama, e shikoj si mjetin e Ramës. Ditën që do të shprehet kundër Ramës, jo Murrizi por të gjithë janë të mirëpritur në frontin opozitar.

 Nëse Murrizi i konverton idetë e tij anti-Ramë është i mirëpritur. E ka detyrë zoti Basha të integrojë të gjithë, jo thjeshtë Murrizat” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PASIGURT PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Ibrahimovic: Disa gjëra s’mund t’i kontrollosh
Previous article BRUKSEL/ Të enjten priten bisedime në nivel ekspertësh Kosovë-Serbi

F.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT