• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRUKSEL/ Të enjten priten bisedime në nivel ekspertësh Kosovë-Serbi
Home
Nderkombetare

BRUKSEL/ Të enjten priten bisedime në nivel ekspertësh Kosovë-Serbi

22 July, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Kosova dhe Serbia pritet të vazhdojnë nesër (të enjten) në Bruksel bisedimet në nivelin e ekspertëve, gjatë të cilave pritet të diskutohen çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik. Bisedimet që rifilluan javën e kaluar, pas 20 muaj pezullimi, sipas autoriteteve në Prishtinë synojnë arritjen e një marrëveshje normalizimi dhe njohje të ndërsjellë me Serbinë, por zyrtarë të kësaj të fundit kanë hedhur poshtë çdo mundësi për një marrëveshje për njohje. Më hollësisht njofton korrespodenti i “Zërit të Amerikës”, Leonat Shehu.

Grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen nesër në Bruksel për të diskutuar çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, çështjen e të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik. Të tri këto çështje janë shtruar në tryezën e bisedimeve të së enjtes së kaluar në Bruksel në përballjen e parë të kryeministrit Hoti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian të cilat rifilluan pas një pezullimi prej 20 muajsh. Delegacioni i Kosovë pritet të udhëhiqet nga bashkërenduesi shtetëror për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni, i cili një ditë më parë u emërua në këtë post nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Në përputhje me platformën tonë për procesin e dialogut edhe vendimin e qeverisë të marr para dy jave, unë kam emëruar dje zotin Skender Hyseni si koordinator shtetëror për procesin e dialogut. Ai flet në emër timin në tavolinën e dialogut, ai ka këtë kompetencë, do të thotë më përfaqëson mua si kryeministër në procesin e dialogut. Nesër ai është në Bruksel bashkë me zotin Makolli që merret me çështjen e të pagjeturve për të draftuar marrëveshjen finale për çështjen e të pagjeturve”, tha kryeministri Hoti. Kryeministri Hoti u gjet nën kritika në Kosovë ku thuhet se me Serbinë duhet të diskutohet vetëm për njohje dhe duhet shmangur çdo mundësi që procesi të stërzgjatet me diskutime teknike.

Kryeministri Hoti tha se Kosova ka hyrë në bisedime për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë e cila përfshinë sipas tij dy gjëra, njohjen e ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve. “Ne kemi hyrë në dialog për të Me këto qëllime kemi hyrë në këtë proces në dakordim me miqtë tanë ndërkombëtarë. Dialog është për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë”, tha ai. Beogradi ndërkaq hedh poshtë çdo mundësi për një marrëveshje që do të çonte në njohjen e Kosovës, por normalizimi i marrëdhënieve është kusht për integrimet evropiane që aspirohen nga të dyja palët. Bisedimet e ndëmrjetësuara nga Bashkimi Evropian filluan në vitin 2011 dhe ato pasuan një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që u hapi rrugën bisedimeve teknike që më pas u shdnërruan në bisedime politike.

Rezoluta u miratua pak kohë pasi që në korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nxori vlerësimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008 nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Kërkesa për vlerësim ishte dorëzuar nga Serbia./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGOHET I SINQERTË/ Dash Shehi: Opozita ka fajet e veta, kemi gabuar. Por edhe Rama...
Previous article PAS BOJKOTIT/ Opozita kërcënon me e-mail: Rama po shkatërron marrëveshjen, do ketë pasoja për stabilitetin

F.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT