• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRE PERSONA U SHKUAN NË SHTËPI PËR…/ Detajet e REJA: Si u rrah barbarisht në sy të fëmijëve çifti nga berati (EMRAT)
Home
Breaking News

TRE PERSONA U SHKUAN NË SHTËPI PËR…/ Detajet e REJA: Si u rrah barbarisht në sy të fëmijëve çifti nga berati (EMRAT)

2 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Berat. Dy bashkëshortët Festim dhe Elida Selika janë rrahur me sende të forta në banesën e tyre nga 3 persona. Mësohet se këta të fundit kishin shkuar në shtëpinë e çiftit fillimisht për sqarim, por më  pas gjithçka degjeneroi në dhunë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjeroven të Njësisë Administrative Velabisht, në Berat.

Bashkëshortët janë rrahur në sy të dy fëmijëve të mitur 4 dhe 3 vjeç. Mësohet se pak përpara se tre personat të shkonin në banesën e familjes Selika, e kanë parë kryefamiljarin Festim Selika duke pirë kafe në një lokal në fshatin Velabisht me nipin e tij, me të cilin ata kanë pasur një konflikt të mëparshëm.

Ka qenë pikërisht kjo kafe arsyeja e sherrit që ka ndodhur në banesën e çiftit Selika.  Tre personat, njëri prej të cilëve bashkëfshatari i tyre, kanë shkuar më pas në banesën e çiftit Selika dhe i kanë kërkuar llogari Festimit se pse po pinte kafe me personin që ata ishin në konflikt.

Në debat e sipër ata kanë qëlluar disa herë në kokë Festimin, i cili ka rënë pa ndjenja. Pasi ka ndërhyrë gruaja e tij, Elida ata e kanë goditur edhe atë me gur në kokë dhe pasi e kanë përplasur disa herë në murë, e kanë qëlluar me shkelma e grushta në trup.

Pasi tre personat janë larguar, Elida ka njoftuar policinë dhe çifti është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit. Ata kanë hematoma të shumta në trup për shkak të goditjeve. Gruaja ka marrë 3 çarje të thella në kokë dhe plagë të shumta në trup, ndërkohë që bashkëshorti i saj është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ata kanë treguar për mediat të gjithë ngjarjen që përjetuan, ndërsa kërkojnë nga shteti që përgjegjësit të vihen përballë drejtësisë. Ata pohojnë se agresorët e tyre nuk janë arrestuar dhe kjo i bën të ndihen më të kërcënuar për jetë.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat konfirmuan se një nga autorët është arrestuar dhe dy të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES/ Këto janë 5 fazat e një lidhjeje por jo të gjithë e kalojnë të 3-tën
Previous article ME PUTHJE DHE PËRQAFIME/ Ky person e çon në qiell të shtatë Arbana Osmanin

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT