• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 May, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

29 May, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRE ORË NGA BRITANIA”/ The Sun: Shqipëria, vendi i ri i pushimeve verore në Evropë
Home
Sociale

“TRE ORË NGA BRITANIA”/ The Sun: Shqipëria, vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

26 May, 2023 bora.autor Aktualitet, Sociale

Një vend i ri për pushime po rritet në popullaritet mes britanikëve, të cilët janë të mahnitur nga plazhet e tij të mrekullueshme dhe nga kostoja e lirë e jetesës, shkruan Ryan Gray për ”The Sun”.

”Vende si Spanja dhe Greqia kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të britanikëve prej vitesh, por Shqipëria është anashkaluar prej kohësh, deri më tani.

Kërkimet për fluturime verore drejt kryeqytetit Tiranë janë rritur me rreth 77 për qind, krahasuar me vitin e kaluar dhe si destinacion Shqipëria është bërë gjithnjë e më e kërkuar gjatë muajve të fundit.

Ka disa avantazhe për të kaluar verën në Shqipëri.

Kushdo që kërkon pushime të lira, mund të befasohet këndshëm, kur i krahasohen ato me plazhet e zakonshme të verës në Mesdhe.

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.

Dhe në restorante dhe kafene, për krahasim, mund të merrni një litër birrë për rreth 1,5 paund.

Evan Day, nga motori i kërkimit të udhëtimeve Kayak, tha se “ka pasur një interes në rritje graduale për Shqipërinë në muajt e fundit, por tani po rritet me të vërtetë teksa po shkojmë në sezonin e verës”.

”Vendi ofron një histori të pasur dhe natyrë mbresëlënëse me male, pyje të dendur, ujëvara të bukura dhe Riviera Shqiptare ofron plazhe të gjata me det të kristaltë, kështu që ka diçka për çdo pushues. Dhe ndërkohë që vendet fqinje tërheqin shumë turistë, Shqipëria është ende relativisht e paprekur, e cila ka shumë përparësi”, thotë Day.

Një tjetër atraksion që mund të luajë një rol në tërheqjen e britanikëve është kultura ushqimore e vendit, e cila ofron një përzierje të shijeve mesdhetare dhe ballkanike.

Në fakt, Kayak e përshkruan ushqimin si një “përzierje të ushqimeve greke dhe italiane”, të cilat janë të preferuarat e mëdha mes pushuesve britanikë.

Vizitorët mund të hanë ushqime deti të freskëta ose mish të servirur me perime ose specialitete të tilla si tave kosi, byrek dhe gofte.

Riviera Shqiptare është një nga tërheqjet kryesore për vizitorët, me shtrirjen e vijës bregdetare përgjatë bregut nga Vlora në Ksamil, ku gjenden disa nga plazhet më të mira në Evropë.

Është vendi ku të gjithë vendasit shkojnë për pushimet e tyre verore me ujërat blu të kthjellët, mënyra e përsosur për t’u qetësuar në ditët me temperatura mesatare prej 27-31 gradë Celsius në korrik dhe gusht.

Shqipëria është një destinacion i mrekullueshëm për ata që pëlqejnë të rezervojnë në minutën e fundit, pasi Kayak rekomandon të rezervoni të paktën një javë më parë për të marrë një çmim nën mesataren për fluturimet.

Kostoja mesatare e një fluturimi ekonomik vajtje-ardhje nga Britania e Madhe në Tiranë gjatë verës është rreth 286 paund.

Ekziston vetëm një aeroport ndërkombëtar në Shqipëri dhe nuk ka fluturime të brendshme, kështu që vizitorët do të duhet të marrin parasysh udhëtimin me autobus, hekurudhë, taksi ose makinë me qira.

Madje, një vizitor i kohëve të fundit e përshkroi vendin si “Maldivet e Evropës” për shkak të plazheve të tij në një vizitë të fundit në Ksamil.

TikTok-erja e ashtuquajtur ”Thetravelmum” u mahnit gjithashtu nga sa lirë mundi të kalonte pushimet në vend.

Ajo tha se “kemi rezervuar një apartament qendror me dy dhoma gjumi për vetëm 190 paund për gjashtë netë. Është një bazë e shkëlqyer për të shijuar plazhet e shumta të bukura, por edhe për të eksploruar disa vende të mrekullueshme afër. Sapo kemi shpenzuar pesë paund në supermarket për të ushqyer pesë persona”.

Ky vend i panjohur pushimesh është vetëm tre orë nga Britania e Madhe./atsh

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Ishte nisur për pushime në Sardenjë, shqiptari kapet me 11 kg kokainë brenda në valixhe
Previous article 13 MIJË NDJEKËS MË SHUMË/ Çfarë ka ndodhur me ndjekësit në “Instagram” të personazheve të BB VIP?

bora.autor

Postime të ngjashme

"TË MITURIT SEKS ME ESKORTAT NGA LIBIA"/ Detaje nga rrjeti i prostitucionit me vajzat e huaja në Tiranë Aktualitet

"TË MITURIT SEKS ME ESKORTAT NGA LIBIA"/ Detaje nga rrjeti i prostitucionit me vajzat e huaja në Tiranë

"ME 10 EURO GRAMI?" Publikohen bisedat e bandës kriminale të miturve shqiptarë në Greqi që shisnin drogë dhe grabisnin dyqane Aktualitet

"ME 10 EURO GRAMI?" Publikohen bisedat e bandës kriminale të miturve shqiptarë në Greqi që shisnin drogë dhe grabisnin dyqane

KRIMI NË FAMILJE/ 39-vjeçarja shqiptare kërcënohet nga të afërmit e burrit që vrau vajzën e tij Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ 39-vjeçarja shqiptare kërcënohet nga të afërmit e burrit që vrau vajzën e tij

Facebook Comments

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington? Blog

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit Blog

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion Blog

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT