Gruaja që akuzoi financierin e ndjerë Jeffrey Epstein për abuzim seksual dhe pretendon se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me Princin Andrew kur ishte vetëm 17-vjeçe, ka nxitur familjen mbretërore të pranojë akuzat.
Duke folur pas një seance dëgjimi për viktimat e supozuara pas vdekjes së Epsteinit, Virginia Giuffre u tha gazetarëve Princin: “E di se çfarë ka bërë”.
Duka i York-ut mohon akuzën.
Epstein vrau veten në qelinë e tij të burgut këtë muaj ndërsa po priste gjyqin lidhur me akuzat për abuzime seksuale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik minorenësh.
Manjati 66-vjeçar, i cili dikur kishte miqësi me Presidentin Donald Trump, ish-Presidentin Bill Klinton dhe Princin Andrew ,- u gjetë i pajetë me 10 gusht.
Rreth 15 paditësve iu dha mundësia për të folur në seancën gjyqësore të qytetit të Nju Jorkut që i jep fund çështjes penale – e cila tani është mbyllur për shkak të vdekjes së Epsteinit.
Gratë flisnin për zemërimin e tyre, duke thënë se Epstein kishte mashtruar drejtësinë duke i i dhënë fund jetës së tij.
Prokurorët thanë se hetimi ishte në vazhdim e sipër dhe akoma mund të ngriheshin kundër kundër çdo bashkëpunëtori.
Zonja Giuffre, sot 35 vjeçe, ka pohuar se ajo ishte detyruar në tre raste të bënte seks me Princin Andreë, gjë të cilën ky i fundit e mohon.
Ajo ka akuzuar Epsteinin se e mbante si “skllave seksi”. Në gjykatë të martën, ajo tha: “Shpresat e mia u shuan shpejt dhe ëndrrat e mia u vodhën”.
Giuffre tha në gjykatë se ishte vetëm një 15-vjeçare që punonte në vendpushimin e golfit Mar-a-Lago të zotit Trump në Florida kur ajo u caktua nga socialisti britanik Ghislaine Maxwell për ti ofruar shërbim masazhi Epstein.
Kur u pyet për një koment mbi Princin Andrew gjatë një konference për shtyp pas seancës dëgjimore, Znj Giuffre tha: “Ai e di se çfarë është bërë dhe ai mund ta dëshmojë këtë.”


