• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tre “gabimet” e Flamur Nokës që “mbushën kupën” dhe sollën ndëshkimin e tij nga ana e Bashës
Home
Politikë

Tre “gabimet” e Flamur Nokës që “mbushën kupën” dhe sollën ndëshkimin e tij nga ana e Bashës

12 October, 2021 s.autor Politikë

Flamur Noka është me një këmbë jashtë grupit të PD-së. Mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha vendosi që ta shkarkonte nga posti i n/ kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe i dha një paralajmërim për përjashtim nga grupi demokrat. Argumentet e përdorura nga kryedemokrati ishin sipas tij shpifjet dhe sajesat nga Noka, të cilat po dëmtojnë partinë.

“Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama” thuhet në njoftimin e PD-së.

Por si rrodhën ngjarjet brenda një muaji në këtë pikë? Gjithçka nisi nga përjashtimi i Sali Berishës nga grupi i PD-së. Flamur Noka ishte një nga emrat e parë që doli kundër vendimit individual të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Por nuk u mjaftua me qëndrimin në grup apo një deklaratë publike. Ish-ministri i Brendshëm u pozicionua hapur në krah të ish-kryeministrit, kundër kryetarit të partisë.

Por duket se tre janë deklaratat e Flamur Nokës që kanë sjellë irritimin e Lulzim Bashës. Menjëherë pas përjashtimit të Sali Berishës, në 13 shtator Flamur Noka publikoi në Facebook vargjet e një poezie, të cilat lanë të kuptohej se armiku ka qenë gjithmonë brenda tyre, duke ju referuar kreut të opozitës, Lulzim Basha.

“Mora pushken dola n’mal,

Te luftoja per atdhe..,

Ku ta dija une i gjori..,

Se armiku ishim …Ne……” shkruante Noka.

Në 20 shtator vjen “përplasja” e dytë. Lulzim Basha doli kundër aksionit të udhëhequr nga Sali Berisha, i cili po mbledh firmat për mbledhjen e forumit më të lartë të PD, duke deklaruar prerë se ai nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit kombëtar të PD. “Nuk ka dhe nuk do të ketë grupim antiamerikan nën siglën e PD-së. Nuk do të ketë Kuvend të PD-së, që vë në diskutim vendimet e qeverisë amerikane”.

Flamur Noka në grup, por edhe hapur në media i bëri thirrje kryetarit Lulzim Basha që të mos e përdorë çështjen e “antiamerikanizmit”, pasi sipas tij kjo është inekzistente në PD.

Pika që “mbushi kupën” ishte dy ditë më parë. Kryedemokrati, referuar akuzave nga baza kundër tij u shpreh mbrëmjen e së dielës në mbledhjen e grupit se “Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin”.

Noka u hodh sërish në sulm. Dje ai u shpreh se deri më sot “askush nuk ka guxuar që ta cilësojë anëtarësinë e partisë si llum”. Sipas tij, kreu Lulzim Basha i ka bërë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së një poshtërim të radhës.

Kaq mjaftoi që Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme të zhvendosej në kundërsulm duke e shkarkuar nga posti i nënkryetarit të komisionit dhe e paralajmëroi për përjashtim nga grupi i PD-së.

Lëvizja duket e qartë, nëse Noka nuk tërhiqet e pret përjashtimit nga grupi i PD-së./ abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIHMOI BIDENIN TË DILTE NGA STUHIA E DËBORËS/ Përkthyesi i shpëton regjimit të talebanëve, largohet nga Afganistani
Previous article CIKALLESHI ME COVID, SULMI ME DYSHEN BROJA-MANAJ/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë

s.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT