• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE DITË PAS MOCIONIT TË MOSBESIMIT/ Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi
Home
Rajon

TRE DITË PAS MOCIONIT TË MOSBESIMIT/ Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

7 February, 2022 Delo.autor Rajon

Tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi i këtij shteti shkarkoi edhe kryetarin e këtij institucioni, Aleksa Beçiq.

Për shkarkimin e tij votuan 43 deputetë, ndërsa kundër ishin 36.

Deputetët e opozitës, të udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, votuan pro shkarkimit, ashtu si edhe deputetët e partive të koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis.

Kundër votuan deputetët nga partia e Beçiqit, Demokratët, nga Fronti Demokratik pro-serb dhe nga disa parti më të vogla.

Deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, funksionin e tij do ta ushtrojë nënkryetari i Kuvendit, Strahinja Bullajiq, nga Fronti Demokratik.

Nismën për shkarkimin e Beçiqit e nënshkruan më herët deputetë të DPS-së, të partive të socialdemokratëve, të Partisë Boshnjake dhe të Koalicionit Shqiptar “Njëzëri”.

Në shpjegim u tha se Kuvendi, për shkak të mungesës së dialogut esencial, “nuk ka çuar në përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi”, sepse Beçiq, “funksionin e tij e ka kryer në interes të promovimit partiak dhe personal, e jo në interes të shtetit”.

Por, ata kishin nevojë edhe për mbështetjen e URA-s, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Qeverisë tashmë të shkarkuar, Dritan Abazoviq.

Shkarkimi i Beçiqit vjen pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, më 4 shkurt.

Koalicioni prej tre anëtarësh – Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA – ka qeverisur Malin e Zi qysh në fund të vitit 2020.

Në zgjedhjet e gushtit të atij viti, këto parti kanë fituar një shumicë të ngushtë, duke rrëzuar Partinë Demokratike të Socialistëve, e cila ka qeverisur Malin e Zi për rreth 30 vjeet.

Por, prejse është formuar në dhjetor të 2020-ës, kabineti i Krivokapiqit është përshkuar me grindje midis partnerëve të koalicionit – atyre pro-serbë dhe pro-evropianë – gjë që ka çuar në tkurrjen e mbështetjes publike për të.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është iniciuar nga URA.

Abazoviqka thënë se pas rënies së Qeverisë së Krivokapiqit, do të fillojnë bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv.

Ai ka thënë se ka disa opsione për zgjidhjen e situatës, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.

Deputeti i Demokratëve, Boris Bogdanoviq, paralajmëroi në fillim të seancës për rrëzimin e Beçiqit se nëse ai shkarkohet, kjo parti “do ta ngrejë të gjithë Malin e Zi në këmbë”.

“Ai që voton për këtë, voton për koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Ata nuk kanë ku të shkojnë. Ne kemi një zgjedhje dhe kjo është rruga. Nëse shkarkimi ndodh, të gjithë në protestë të mërkurën, më 9 shkurt”, tha Bogdanoviq.

Policia malazeze konfirmoi të hënën për Radion Evropa e Lirë se është duke hetuar disa thirrje për shkaktim të kaosit në Mal të Zi, të bëra përmes aplikacionit të mesazheve Telegram.

Sipas policisë, mesazhet e tilla në Telegram janë shpërndarë nga një grup i quajtur “Rebelimi është gjendje shpirtërore”.

Prokuroria kompetente e shtetit të Malit të Zi është njoftuar në lidhje me këtë ngjarje, por ajo nuk është deklaruar ende për të.

Siç raporton REL në Mal të Zi, sulmet, kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes janë bërë më të shpeshta në këtë vend që nga ndërrimi i pushtetit në vitin 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'JAP DORËHEQJEN"/ Meta: Do të bëja kompromis me Ramën, por…
Previous article DËBORË NË QAFË THANË/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes! Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT