• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAZIRAT NË NIGERI/ SHBA-ja evakuon pjesërisht ambasadën e saj
Home
Nderkombetare

TRAZIRAT NË NIGERI/ SHBA-ja evakuon pjesërisht ambasadën e saj

3 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për evakuim të pjesshëm të Ambasadës amerikane në Niger, pas puçit të javës së kaluar.

Qindra shtetas të huaj tashmë janë evakuuar nga ky shtet pasi Ambasada e Francës është sulmuar të dielën nga protestuesit.

Lideri i puçit, gjenerali Abdourahamane Tchiani, ka paralajmëruar kundër “çfarëdo ndërhyrjeje në punët e brendshme” të shtetit.

Nigeri është prodhues i madh i uraniumit dhe shtrihet në një rrugë kyçe të migrimit mes Afrikës së Veriut dhe Mesdheut.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka folur të mërkurën me presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum, dhe se SHBA-ja është e përkushtuar për rikthimin e demokracisë në Niger përmes një qeverie të dalë nga zgjedhjet.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se pavarësisht evakuimit të pjesshëm, ambasada në Niger do të vazhdojë të jetë e hapur.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj njerëzve dhe lidhjeve tona me Nigerin, dhe jemi të angazhuar në nivelin më të lartë diplomatik”, ka thënë ai.

SHBA-ja është dhuruese e madhe e ndihmës humanitare dhe ndihmës në fushën e sigurisë në Niger, dhe ka paralajmëruar paraprakisht se puçi mund të rezultojë me pezullim të të gjithë ndihmës.

Franca, që dikur e ka pasur Nigerin koloni, dhe Bashkimi Evropian, tashmë e kanë pezulluar gjithë ndihmën për këtë shtet.

Qindra mbështetës të grusht shtetit mblidhen pranë një flamuri rus para Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin Niamey, Niger, 27 korrik 2023.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore, bllok i 15 shteteve të Afrikës Perëndimore, ka vendosur sanksione ndaj këtij shteti, që përfshin bllokimin e të gjitha transaksioneve komerciale me Nigerin, dhe ngrirjen e të gjitha aseteve shtetërore në bankën qendrore rajonale./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DARËZEZA, NJË TJETËR PERLË E ADRIATIKUT..."/ Rama apel pushuesve: Kujdesuni për pastërtinë!
Previous article E QUAJTI "FASHISTE" DHE "RACISTE" NË MES TË KONCERTIT/ Kryeministrja Meloni padit këngëtarin italian

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT