• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAZIRAT NË CAPITOL/ Kanadaja shpall grupin ”Proud Boys” organizatë terroriste
Home
Nderkombetare

TRAZIRAT NË CAPITOL/ Kanadaja shpall grupin ”Proud Boys” organizatë terroriste

4 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Të mërkurën qeveria kanadeze shpalli grupin “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) organizatë terroriste, duke vënë në dukje se ata luajtën një rol kryesor në protestat e dhunshme që përfshinë Kongresin amerikan më 6 janar. Pas kësaj ngjarjeje “Djemtë Krenarë” ndodhen nën mbikëqyrje të rritur nga ana e autoriteteve.

“Proud Boys” janë një grup ekstremist, burrash shovinistë të ekstremit të djathtë, të njohur për përfshirje në përplasje të dhunshme gjatë tubimeve politike. Kanadaja është vendi i parë që i përcakton ata si grup terrorist.

Gjatë debatit mes kandidatëve për president në shtator të 2020, Donald Trump-i i nxiti ata të “tërhiqeshin e të qëndronin në gadishmëri” ndërsa iu kërkua t’i dënonte ata nga drejtuesi i debatit.

Gjatë një konference, zyrtarë të lartë thanë se autoritetet i kishin vëzhguar dhe kishin mbledhur prova në lidhje me grupin “Proud Boys” para rebelimit në Kapitol, por konfirmuan se ngjarja dha informacione që ndihmuan në vendimin për përcaktimin e organizatës si terroriste.

Ministri i Sigurisë Publike Bill Blair tha se ata vetzbuluan.

“Qëllimi i tyre dhe përshkallëzimi drejt dhunës u bënë mjaft të qarta”, tha zoti Bler.

Përcaktimi si grup terrorist mund të çojë në sekuestrimin e pasurive të organizatës si dhe përballjen me ndëshkime më të ashpra lidhur me akte terroriste. Një zyrtar qeveritar tha se thjesht fakti që dikush është anëtar i grupit, nuk do të thotë se ndaj tij do të ngrihen akuza, por përfshirja në veprime të dhunshme do t’i përballte anëtarët e saj me akuza për vepra penale të lidhura me terrorizmin.

Krim do të konsiderohet edhe dërgimi i parave në funksion të organizatës apo blerja e takëmeve të “Djemve Krenarë”.

“Grupi dhe anëtarët e tij kanë inkurajuar, planifikuar dhe kryer aktivitete të dhunshme ndaj atyre që ata perceptojnë se janë kundër ideologjisë dhe bindjeve të tyre politike”, thuhej në një material informues të qeverisë kanadeze.

“Grupi merr pjesë rregullisht si kundër-protestues, në demonstratat e lëvizjes Black Lives Matter (BLM), shpesh duke u përfshirë në dhunë e cila ka si subjekt mbështetësit e BLM-së. Më 6 janar 2021 “Djemtë Krenarë” luajtën një rol kryesor në trazirat që përfshinë Kapitolin”.

Qeveria i quan “Djemtë Krenarë”, një organizatë neofashiste me divizione gjysmëautonome që operojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe ndërkombëtarisht. Sipas saj ata përfshihet në dhunë politike dhe anëtarët mbështesin ideologji paragjykuese ndaj grave, islamofobe, anti-semitike, anti-emigrantëve dhe supremacistëve të bardhë.

“Që nga viti 2018 ne kemi parë një përshkallëzim drejt dhunës nga ana e këtij grupi”, tha zoti Bler.

“Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, ne kemi parë sinjale të përshkallëzimit drejt dhunës nga një numër grupesh të ndryshme përfshirë Djemtë Krenarë.”

Zoti Bler tha se katër grupe të krahut të djathtë janë mes 13 grupesh të shtuara në listë, të cilat përfshijnë tre grupe të lidhura me al-Kaidën, katër të lidhura me grupin e Shtetit Islamik dhe një organizatë nga Kashmiri.

“Kanadaja nuk do të tolerojë akte të dhunës ideologjike, fetare ose të motivuara politikisht”, tha zoti Bler.

“Djemtë Krenarë” u formuan në 2016 nga kanadezi Gavin McInnes, i cili është edhe bashkëthemelues i kompanisë mediatike amerikano-kanadeze Vice.

Në vitin 2018, policia arrestoi disa anëtarë dhe bashkëpunëtorë të “Djemve Krenarë” të cilët u përleshën me anëtarë të grupeve antifashiste pas një fjalimi që zoti McInnes, mbajti në Klubin Republikan Metropolitan të Nju Jorkut.

Zoti McInnes e ka përshkruar grupin si një klub burrash që nuk duan të jenë “politikisht korrekt” e “shovinistë perëndimorë” dhe mohon lidhjet me grupe ekstremiste të krahut të djathtë që mbështesin hapur pikëpamje raciste dhe anti-semite. Zoti McInnes ka paditur Qendrën Jugore të Ligjit për Varfërinë, duke pretenduar ka shpifur kundër tij kur i ka përcaktuar “Djemtë Krenarë” si një “grup urrejtjeje”.

Në përgjigje të padisë federale, e cila është ende në shqyrtim në Alabama, avokatët e qendrës ligjore kanë thënë se: “anëtarët e Djemve Krenarë kanë postuar foto në mediat e tyre sociale me personazhe të shquar që mohojnë Holokaustin, nacionalistë të bardhë dhe neo-nazistë të njohur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PËRMBAHET/ Basha: Në 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë
Previous article SHERR ME THIKA MES DY PERSONAVE NË KUÇOVË/ Plagoset me thikë një 34-vjeçar! Policia arreston një 21-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën Botë

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë Botë

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë Botë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT