• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trashëgimi e rrezikshme/ Mbetje provash bërthamore në afërsi të Parisit
Home
Nderkombetare

Trashëgimi e rrezikshme/ Mbetje provash bërthamore në afërsi të Parisit

3 January, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Banorët e Villeparisis kërkojnë sqarime nga shteti francez, sepse kjo zonë mund të jetë e ndotur me mbetje radioaktive bërthamore.

Rreth 20 kilometra larg Parisit gjendet kazerma Vaujours, në poligonin e së cilës ushtria franceze ka bërë në vitet 1950 të ashtuquajturat “eksperimente bërthamore miniaturë”. E gjithë zona e kazermës është e ndotur prej mbetjeve radioaktive. Tani sipërmarrja Placoplatre, e cila prodhon material ndërtimi do të nxjerrë në këtë zonë gips. Para dhënies së koncesionit Agjencia Franceze e Energjisë Atomike ka kryer të ashtuquajturin “dekontaminim” të kësaj sipërfaqeje. Kjo do të thotë që nga territori i kazermës janë hequr disa shtresa toke dhe pas kësaj autoritetet e kanë shpallur terrenin si “të pastër”.

Por kjo nuk është e vërtetë. dhe tani po del pak nga pak në dritë se ushtria nuk e kishte këtu gjithçka nën kontroll. Kështu punëtorët e sipërmarrjes Placoplatre gjetën në këtë zonë thasë me mbetje radioaktive. Zëdhënësi i kompanisë së materialeve të ndërtimit Placoplatre, Gilles Bouchet, thotë: “Zakonisht dheu është normal, por nëse gjejmë objekte që na duken jo normale, atëherë e kalojmë informacionin menjëherë tek një specialist dhe ai  kujdeset më pas për dekontaminimin.”

Tani banorët e qytetit Villeparisis nën drejtimin e politikanit të zonës Grégory Jurado kanë filluar të ndërgjegjësohen se zona është ende e ndotur. “Ne kemi një normë anormale të lartë kanceri në zonë. Ne duhet të bëjmë diçka! Ne apelojmë tek njerëzit, që të bëhen aktivë dhe të bëjnë pyetje. Dhe mbi të gjitha ushtria duhet që më në fund të na thotë se çfarë ka bërë në poligonet ushtarake.” – thotë Grégory Jurado.

Instituti bërthamor CRIRAD,  në Valencë në Francën jugore, i ka konfirmuar matjet e tyre dhe thotë se terreni është ende i rrezikshëm. Ky institut është i pavarur nga shteti francez.

Fizikanti bërthamor Bruno Chareyron tregon për shembull, se një pllakë nga njëra anë është tërësisht e padëmshme, por nga ana tjetër mund të jetë shumë e ndotur me rrezatim.

E njëjta gjë është edhe me dheun dhe tokën në poligonin ushtarak. “Problemi është se në një kantier të tillë ndërtimi duhet ta ekzaminosh gjithçka shumë saktë. Sapo të hiqet një shtresë dheu, duhet të bëhen matje të vazhdueshme të radioaktivitetit. Sepse vende të rrezatuara dhe  të parrezatuara mund të jenë pranë e pranë. Shpesh është një pjesë toke me ndotje radioaktive vetëm pak centrimetra larg një tjetre që nuk është e ndotur.” – thotë Bruno Chareyron

Ndërkohë sipërmarrja CRIRAD nuk i ka ndërprerë punimet dhe punonjësit e saj vazhdojnë të kërkojnë për gips në këtë zonë. Kjo është skandal, mendon Grégory Jurado. Ai është i bindur se shteti thjesht dëshiron ta heqë qafe trashëgiminë potencialisht radioaktive. “Ekzistojnë interesa të qarta të përbashkëta midis shtetit dhe kompanisë ndërtimore. Nga njëra anë, Franca dëshiron që  çdo gjë që ka të bëjë me provat bërthamore të harrohet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe nga ana tjetër, Placoplâtre dëshiron të gjejë shtresat e gipsit sa më shpejt të jetë e mundur.” – thotë  Grégory Jurado.DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI: “Çadra-2” e PD, një modul që sërish i shërben Ramës
Previous article Presidenti Trump kërcënon palestinezët me milionat e ndihmës për paqen

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT