• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BEN ANDONI: “Çadra-2” e PD, një modul që sërish i shërben Ramës
Home
Blog

BEN ANDONI: “Çadra-2” e PD, një modul që sërish i shërben Ramës

3 January, 2018 Redaktor2 Blog

Për një gjë do të jemi të sigurt: Atë që PD-ja nuk e bëri dot me Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me analizën e natyrshme të humbjes synon ta bëjë me zhurmën e protestave. Është folur për variantin e një Çadre-2, por ky variant duket s’ka ende qytetari te PD. Themi PD-ja sepse ajo është partia e vetme opozitare, vendin e të cilës duan ta gëzojnë dhe ta përfitojnë LSI-ja me pathosin e momentit dhe performancat mediatike, por edhe minipartizat, që i janë ngjitur si kërpudhat për t’i përfituar në kurriz.

Që protesta e parë do të jetë e madhe, kjo është e lehtë për t’u besuar. Pakënaqësia e justifikon. Kuptohet edhe kjo me një koeficient, sepse sado që mund të konsiderohet e madhe për opozitën, nuk mund të jetë për Pozitën, e cila megjithë handikapet e mëdha, drejtimin e dobët të vendit në shumë aspekte, sërish ndjehet e pakërcënuar seriozisht. Problemi i madh i kanalizimit të reagimit popullor është për të gjetur motivin e duhur. Dhe, ky motiv e kalon Edi Ramën dhe vetë përshfaqjen e qeverisë së tij, që është shumë larg parametrave ekonomikë dhe zbutjen e varfërisë që premtoi.

Teksa Lulzim Basha me shpurën e tij politike, por edhe me një parti aleate si LSI-ja nuk është e besueshme. Për ironi të fatit, kjo e fundit është bashkëpunëtore në të gjitha vendimet e qeverive të fundit (lexo bashkëfajtore e plotë). Dhe, varfëria e shqiptarëve dhe gjendja e tyre e varfër nuk ka nisur në këtë vit. Shqipëria po vuan një stanjacion dhe një rritje të pakët të ekonomisë, që për hir të së vërtetës është më e madhe se më parë, aspak e mjaftueshme për ndryshim dhe rritjen e mirëqenies. Mekanizmat që e ndihmojnë ekonominë e një vendi të ecë nuk mjaftojnë, kurse duket qartë se cilido që të jetë në fuqi, se ka atë mundësi të bëj ndryshimin e duhur. Shqipëria është në një gjendje, ku mungojnë investimet e mëdha të huaja, vetë ekonomia jonë e ka të pamundur të prodhojë vende pune të vazhdueshme dhe vetë ekonomia kombëtare është e tillë që nuk po lejon dhe stimulon një konsum të mirë të popullatës. Polarizimi social i Shqipërisë, monopolizimi dhe mbi të gjitha mjedisi i biznesit nuk është aspak optimist. Ikja e Sheratonit është realisht një tragjedi.

Ndërsa Edi Rama vazhdon me premtimet e tij optimiste, anatemat për Opozitën, që i dalin huq pasi ky fundviti tregoi realisht sesa të varfër janë shqiptarët. INSTAT duke iu bazuar shifrave na rrëfeu se ka rënie të vërtetë të ekonomisë. Mbi të gjitha mospasja e një modeli ekonomik të spikatur dhe shpresëdhënes e bën optimizmin e njerëzve të biznesit vendas dhe të huaj që të jetë në nivelet më të ulëta.

Ndaj organizimi i protestave vërtetë do mund ta trandë qeverinë e Ramës, por nëse ato nuk janë të vazhdueshme dhe potente, shoqëruar edhe me slogane të drejta dhe kanalizim të nevojave të vërteta, atëherë mund të konsiderohen si një ndihmë për qeverinë Rama. Kryeministri është mjeshtër që arsyet e dështimeve të tij ekonomike t’i adresojë kah opozitës dhe konfuzionit të tyre, që duhet thënë s’është i pakët që pas paktit PS-PD ende të pazbardhur zyrtarisht.

Kjo qeveri ka ardhur koha të marrë mesazhe të qarta, që nuk mund të vazhdojë me fjalë dhe propagandë vizive, por duhet të ulë kokën dhe të japë alternativa të besueshme dhe të realizueshme. Ja pse çdo veprim i pamatur dhe thjesht zhurmë i Opozitës mund ta ndihë Ramën të vazhdojë i qetë në këtë mandat, duke bërë ata fajtor për gjendjen.

Ndërkohë që Opozitës i ka mbetur dhe një detyrë bajagi e madhe për të zgjidhur. Dhe, kjo ka të bëjë pa asnjë dyshim me refleksionin për humbjen. Sa më përfundimtare dhe e qartë do jetë ajo, aq më shumë e besueshme do jetë PD-ja, që tashti vuan një krizë edhe më të madhe drejtimi sesa vetë ekonomia e vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Selena Gomez dhe Justin Bieber, e kalojnë Vitin e Ri bashkë. Detajet e një feste pranë oqeanit
Previous article Trashëgimi e rrezikshme/ Mbetje provash bërthamore në afërsi të Parisit

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT