• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSPORTONTE EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar më parë, në pranga edhe një grua
Home
Aktualitet
Kronikë

TRANSPORTONTE EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar më parë, në pranga edhe një grua

4 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë 41-vjeçari D.U., i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 35 vjeçarja D. L. (Xh)., e dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në dalje të tunelit të “Krrabës”, duke transportuar me një mjet të marrë me qira 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar.

Sakaq po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Informacion-

Finalizohet operacioni policor i koduar “COUPLE”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete të marra me qira, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “COUPLE”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe i shtetases D. L. (Xh)., 35 vjeçe e dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në dalje të tunelit të “Krrabës”, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 4 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MITURA ABUZOHEJ SEKSUALISHT NGA I DASHURI I MOTRËS/ 47-vjeçari e kërcënonte: Mos i trego njeriu...
Previous article "DONALDI NUK DI ME DASHURU, DI VETËM TË BËJ S*KS"/ Milaim Zeka: Beatrix për fat të keq ka tërheqje...

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT