Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap duke trafikuar 154.6 kilogram kanabis.
Shqiptari me iniciale G.M., 32 vjeç, po transportonte drogën me kamion kur iu kërkua që të ndalonte nga policia. Ka qënë ky momenti kur shqiptari ka shfaqur një acarim ndaj policisë.
Droga që iu konfiskua shqiptarit
Në ndihmë për gjetjen e lëndës narkotike ka ardhur edhe qeni anti-drogë, i cili nuk ka gabuar.
Droga është gjetur e fshehur në trupin e kamionit, të mbështjella me qese celofan.
Droga që iu konfiskua shqiptarit
Përveç drogës, e cila mendohet se mund të kapë sasinë e një milion eurove, ka konfiskuar tre telefona celularë dhe kamioni.
Shqiptari u arresua dhe është dërguar në burg, nga ku edhe do të presë vendosjen e datës që të dalë para gjyqit për tu njohur edhe me dënimin.




