• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TRANSPORTIN FALAS TA BËJNË NË SHKODËR”/ Veliaj prezanton projektet për 4 vitet e ardhshme: Në kohë rekord do kemi…
Home
Politikë

“TRANSPORTIN FALAS TA BËJNË NË SHKODËR”/ Veliaj prezanton projektet për 4 vitet e ardhshme: Në kohë rekord do kemi…

25 April, 2023 s.autor Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës listoi ditën e sotme disa nga projektet e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme. Në një intervistë në emisionin “7 pa 5”, Veliaj tha se në do të vijojë puna për përfundimin e 7 loteve të fundit të Unazës së Madhe.

Veliaj theksoi se pritet të përfundojnë punimet për dy terminalet e autobusëve duke nisur nga ai i Lundrës që pritet të hapet së shpejti. Në listën e projekteve që pritet të përfundojnë është edhe loti i fundit i shkollave që do të mbyllë atë që kryebashkiaku e cilësoi ‘operacioni masiv i shkollave të reja në Tiranë’.

“Në katër vitet e ardhshme ne do të mbarojmë të gjitha punët që kanë nisur. Ne mund të vazhdojmë tani në 7 lotet për përfundimin e Unazës së Madhe që çliron totalisht presionin që ka trafiku i hyrjes në qytet. Ne mund të mbarojmë të dy terminalet e autobusëve. Kemi mbaruar atë në Lundër dhe pritet ta hapim së shpejti. Ndërkohë duam të hapim dhe atë në Kthesën e Kamzës për tu siguruar që në dy portat e qytetit mbaron trafiku interurban.

Ne kemi lotin e fundit të shkollave. Bëhet fjalë për dy site të ndryshme, një është në zonën e Astirit ku kemi 5 shkolla, 2 janë në Yzberisht, 2 janë në Kashar, 2 janë tek brezi i parë mes autostradës dhe Lanës dhe kemi dhe një sit tjetër tek Liqeni i Thatë, ku njëra është tek Kopshti Botanik dhe tjetra është tek Parku Olimpik. Me këtë lot të fundit të shkollave ne mbyllim përfundimisht të gjithë operacionin masiv të shkollave të reja në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Ai njoftoi edhe projektin për ndërtimin e hekurudhës së lidh Durrësin me Tiranën. Veliaj tha se stacioni bazë do të jetë Kthesa e Kamzës, ku terminali i autobusëve do të kryqëzohet me atë të trenit.

“Ne këtë javë do të kemi një inspektim për të gjithë hekurudhën, e cila tashëm është , po punohet në zonën e Vorës, pra po i afrohet Tiranës, bashkë me ministren e transportit Belinda Balluku. Gjykojmë që ai tren i cili lidh Tiranë-Durrës, por edhe me segmentin me një degëzim drejt Rinasit, ndihmon absolutisht Tiranën. Sigurisht që stacioni bazë do të jetë aty ku tek kthesa e Kamzës, terminali i autobusëve me terminalin e trenit, do të kryqëzohen për atë që ne e quajmë transport multimodal ndërkohë vetëm për pjesën qytetase, tek “Bulevardi i Ri”, siç e keni vënë re është ruajtur korsia, kështu që tani që treni po vjen nga Vora, ose të paktën hekurudha, traseja po vjen nga Vora në drejtim të Kasharit, tashmë që BE dhe BERZH-i i kanë dhënë financimet e tyre, bashkë me qeverinë shqiptare. Dhe unë besoj që në kohë rekord do të kemi rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë, kryesisht për segmentin Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Rinas”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku ironizoi edhe premtimin e kandidatit të Berishës për transport publik falas duke theksuar se ai duhet të aplikohet fillimisht në Shkodër, bashki e cila drejtohet nga kjo forcë politike.

“Në qoftë se kostoja e autobusit falas, e cila si filozofi nuk funksionon sepse aty është Shkodra, mund ta kishin bërë falas dhe të na tregonin si bëhet. Por në qoftë se kosto i shkonte 90-110 milionë euro në vit për të subvencionuar autobusin falas, i cili nuk ul fare makinat, se ai që ka makinë, nuk është se po paguan naftën 2 mijë lekë dhe po kurseka 40 lekëshin e autobusit”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E STIVEN TOSHKESI/ Hetimet marrin kthesën e papritur. Shpallet në kërkim djali i Admir Murataj, arrestohet dhe...
Previous article KUJDES PREJ TYRE! Pesë shenja paralajmëruese të një arresti kardiak

s.autor

Postime të ngjashme

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

SAMITI NË ANKARA/ Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s Breaking News

SAMITI NË ANKARA/ Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT