• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSPORT ME LOGON E RONALDOS/ Si u arrestuan shqiptarët në Spanjë (VIDEO)
Home
Breaking News

TRANSPORT ME LOGON E RONALDOS/ Si u arrestuan shqiptarët në Spanjë (VIDEO)

6 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasuria prej 5 mln euro e sekuestruar sot i takon dy shqiptareve te arrestuar me 30 prill ne Spanje, të dyshuar si drejtues të një organizate mafioze, që merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia.

Ne pranga i vune dy persona, njeri prej te cilave perdorte 5 identitet te ndryshme.

“Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin”- ehste njeri nga te arrestuarit, nderkohe qe tjetri eshte Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ne kohen e arrestimit, mediat lokale, duke iu referuar burimeve nga Policia, thanë se dy shqiptarët kanë përgatitje ushtarake dhe mendohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan. Duket se në këtë rast i referohen luftës së Kosovës.

TRAFIKU

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle, që i referohen burimeve nga Policia lokale, droga kalohej në valixhe të mëdha me ngjyrë të zezë. Gjithçka kamuflohej me shërbimet e një kompanie, që merrej me transport mallrash.

Ndërsa valixhet e mbushura me kokainë dhe para transportoheshin nga Kolumbia në Spanjë përmes fluturimeve me charter. Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian që drejtonte linjën e trafikut në nisje. Ndërsa në mbërritje gjithçka kalonte në dorën e dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve konsiderohet nga Policia spanjolle si kreu i grupit. Shqiptari tjetër i arrestuar ishte krahu i tij i djathtë.

OPERACIONI

Hetimet për zbulimin e organizatës që trafikonte kokainë kishin nisur prej muajit nëntor. Pas disa verifikimesh, oficerët e Antidrogës ranë në gjurmët e organizatës kriminale të drejtuar nga shqiptarë që jetonin në Spanjë.

Oficerët e Policisë spanjolle në bashkëpunim me atë kolumbiane dhe DEA-n kishin mundur të zbulonin se krerët e grupit ishin zhvendosur në Spanjë me qëllim që të krijonin aty një pikë hyrëse të drogës në Europë.

Hetuesit arritën madje të binin në gjurmët e një ngarkese lëndësh narkotike, e cila po ruhej në Madrid për t’u shpërndarë më vonë. Në këtë kohë u zbulua se kokaina ishte fshehur në disa valixhe të mëdha, me ngjyrë të zezë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERA ISTREFI/ Prestigjozja "Spindle" i kushton një artikull këngëtares
Previous article Lahm: Guardiola është një TRAJNER SUPER, ai na ka shënjuar të gjithëve

k.autor

Postime të ngjashme

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT