• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së
Home
Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

24 June, 2026 s.autor Politikë

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka prezantuar një platformë të re që synon kalimin gradual të rrjeteve kabllore ajrore në infrastrukturë nëntokësore, duke i dhënë fund kaosit vizual dhe pasigurisë në zonat urbane.

Gjatë një eventi të dedikuar, ministri nënvizoi se ky proces shënon një fazë të re zhvillimi për bashkitë, e cila lidhet ngushtë me përgatitjen e vendit për integrimin në Bashkimin Europian.

Sipas ministrit Demo, ky projekt është pjesë e strategjisë “Rilindja 2.0”, e cila shumë shpejt do t’u prezantohet kryetarëve të bashkive dhe opinionit publik për të siguruar ndërhyrje të integruara dhe jo të veçuara. Ai u bëri thirrje autoriteteve vendore që të marrin rolin kryesor në këtë transformim, duke përgatitur projekte më cilësore për të përthithur sa më mirë fondet europiane.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se infrastruktura nëntokësore nuk duhet parë si kosto, por si një aset i çmuar që rrit sigurinë dhe pastërtinë.

“Kjo platformë hap një proces të rëndësishëm për bashkitë dhe mundësitë e të ardhshmes. Bashkitë duhet të hyjnë në një fazë tjetër zhvillimi edhe në funksion të përgatitjes së integrimit në BE. Këtë synim e mbart edhe Rilindja 2.0, në të cilën kemi filluar punën në mënyrë shumë të imtësishme dhe shumë shpejt do ta bëjmë prezente me gjithë kryetarët e bashkive, për opinionin publik. Zhvillimi i bashkive nuk mund të shihet më si ndërhyrje të veçuara , por si një proces i integruar.

Sot jemi mbledhur për dy çështje të rëndësishme, e para lidhet me modernizimin e infrastrukturën dhe de dyta lidhet me faktin që bashkitë duhet të përgatisin projekt më cilësore dhe që duhet të përthithin më mirë fondet e BE, si pjesë e procesit të integrim it dhe përgatitjes së Shqipërisë sipas standardeve të BE. Në shumë qytete shikojmë kabllo të vendosura pa standarde, shtylla të improvizuara dhe instalime që dëmtojnë pamjen e qyteteve, por janë edhe të pasigurta. Synimi jonë është që t’i vendosim ato sipas standardeve.

Ne duam që bashkitë të jenë roli kryesor i këtij transformimi. Infrastruktura nëntokësore nuk duhet parë si kosto, por si aset për qytetet. Në fund përfituesit kryesor janë qytetarët, të cilët do të kenë qytete më të sigurta dhe të pastra. Kjo është një mundësi që duhet shfrytëzuar mirë. Fondet  europiane janë një mundësi shumë e mirë për pushtetin vendor. Ne do të fokusohemi tek këto mundësi”, tha Demo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…
Previous article ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT