• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSFORMIMI/ Beteja për “Zogun e ZI” ndër vite dhe KRYEVEPRA që qendron sot (FOTOT)
Home
Kulturë

TRANSFORMIMI/ Beteja për “Zogun e ZI” ndër vite dhe KRYEVEPRA që qendron sot (FOTOT)

14 October, 2018 F.autor Aktualitet, Kulturë, Sociale

Zogu i zi, ose ndryshe “molla e sherrit” e partive politike ndër vite, sot ka marr një trajtë krejtësisht të re.

Projektet për të kanë qënë të shumta. Kujtojmë se Rama kur ishte kryetar bashkie tentoi ta kthente në një mbikalim, që për hir të së vërtetës do i bënte mirë të gjithë trafikut të rënduar që shpesh qytetarët e quajnë si “rrethrrotullimi i ferrit”.

E i tillë mbeti më pas. Rrethrrotullim i thjeshtë në dukje, ndonëse burim i shpeshtë i aksidenteve rrugore.

Më pas u ndërtua një shatërvan i cili nuk të jepte ndjesinë e një të vërteti, pasi shumicën e kohës qendronte ashtu i thatë e pa ujë e rrjedhimisht dhe pa jetë.

Nuk zgjati shumë për tu shndërruar më pas në lulishte me stola, të cilat edhe këto kohën e qendrimit të tyre e patën të shkurtër.

Sot teksa flasim, pikërisht aty në rrethrrotullimin e famshëm të “Zoçës së zezë”, qendron një vepër arti si ato që rrallë shihen në Shqipëri, për mos të thënë që nuk shihen thuajse fare. E gjithë kjo mban emrin e Helidon Xhixhas.

Një instalacion abstrakt me çelik të pandryshkshëm, disa metra i lartë qëndron në mes të rrethit, gjithashtu të rikonstruktuar me shatërvanë dhe bimësi.

I zbuluar sot për qytetarët, por edhe nga kryebashkiaku Veliaj me anë të një postimi në Twitter, është padyshim një nga lajmet më të mira që mund të merrnin të gjithë ata që duan Tiranën e bukur.

Ndërkohë që më herët, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e kishte paralajmeruar në prezantimin e projektit të ri për rrethrrotullimin tek Zogu i Zi, kur tha se projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve.

Kush është Helidon Xhixha:

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme. Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm. Xhixho ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas është transferuar në Itali. Më pas në vitin 1998, ai ka shkuar në Londër ku ka vazhduar Universitetin Kingston, ku ka përvetësuar mësë miri teknikën e gdhendjes, skulpturës dhe fotografisë. Mediat e huaja shkruajnë se punimet e Helidon Xhixhas konsiderohen si “fatsjellëse” për vendet ku ato vendosen.

Xhixha mbahet mend mend edhe për skulpturën e tij gjigante “Kalin” e Ferrarit, rreth 5 metra të lartë e 800 kg të rëndë, të cilën e realizoi në 2003-shin. Këtë skulpturë ia dhuroi komunës së Maranellos në shenjë të pasionit të tij si ferrarist.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PAPARASHIKUESHËM/ McGregor nuk shqetësohet për asgjë, dëfrehet në koncertin e Drake
Previous article LIVE/ Ishujt Faroe-Kosovë: Milot Rashica dhuron spektakël e feston me shqiponjë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT