• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRANSAKSIONET E DYSHIMTA TË MURRIZIT/ Mori 515 mijë euro dividend dhe pagoi 100 mijë euro cash për aksionet e Tv…
Home
Politikë

TRANSAKSIONET E DYSHIMTA TË MURRIZIT/ Mori 515 mijë euro dividend dhe pagoi 100 mijë euro cash për aksionet e Tv…

5 January, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Ish-deputeti i larguar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi është kallëzuar në prokurori nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet se ka fshehur të ardhurat dhe ka kryer transaksione të dyshimta financiare.

Ish-nënkryetari i Kuvendit sipas shkresë së Policisë së Shtetit është aksioner në disa kompani të ndryshme, ndërkohë që figuron të ketë blerë dhe 50% të aksioneve të një televizioni privat.

Na materialin e siguruar nga Panorama.al theksohet se Murrizi ka kryer një sërë shitjes së pronave të luajtshme dhe të paluajtshme, ndërkohë që ka përfituar si dividend  515 mijë euro nga një universitet privat.

Po ashtu policia thekson se Murrizi nuk ka deklaruar një transaksion prej 60 mijë eurosh, që ka kaluar në bankë nga shoqëria ‘Murrizi 2009’ në llogarinë e tij.

“Evidentohet se burimi kryesor i të ardhurave të shtetasit Myslim Murrizi kanë qenë punësimi (në total 7,270,227 Lekë), shitja e pasurive të luajtshme (45,000 Euro) dhe të paluajtshme (ne total 10,178,000 Leke), to ardhurat nga aktiviteti privat (mes ti cilave nga subjekti Justiniani 1 ka përfituar dividend në vlerën 515,000 Euro si dhe një kredi që shtetasi ka marre (në vlerën 2.500,000 Leke).

Evidentojmë se shuma 60,000 Euro që shoqëria “Murrizi 2009” shpk ka kaluar si kthim kontributi për ortakun në llogari të Myslim Murrizit tek banka “UNION” në tetor 2019, nuk duket se është deklaruar në ILDKPKI.”, thuhet në shkresën e siguruar nga Panorama.al.

Po ashtu në dokumentin e policisë theksohet se Murrizi ka blerë aksionet e Tv-Blu dhe ka paguar 100 mijë euro cash para noterit.

TRANSAKSIONET E MYSLIM MURRIZIT DHE FAMILJES

Nga pasuritë e sipërcituar shtetasi rezulton te këtë shitur dy apartamente ne Kavajë në çmimin total 7,378,000 Leke.

Bashkëshortja e shtetasi Myslim Murriz, Shqiponja Murrizi ka shitur pasuritë e mëposhtme:

  1. Tokë are me sipërfaqe 3,200 m2 ndodhur në Lushnje, përfituar nga ligji 7501
  2. Automjet Toyots Rav 4 me vlerë 20,500 Euro

* Shtetasi Myslim Murrizi është aksionar me 50% i kuotave te shoqëritë “Murrizi 2009″ shpk dhe subjekti “TV BLU shpk,!

*Bashkëshortja e shtetasit Myslim Murrizi, Shqiponja Murrizi është aksionere me 50% te kuotave tek shoqëria “Al Oil 2019” shpk

Evidentohet se burimi kryesor i të ardhurave të shtetasit Myslim Murrizi kanë qenë punësimi (në total 7,270,227 Lekë), shitja e pasurive të luajtshme (45,000 Euro) dhe të paluajtshme (ne total 10,178,000 Leke), to ardhurat nga aktiviteti privat (mes ti cilave nga subjekti Justiniani 1 ka përfituar dividend në vlerën 515,000 Euro si dhe një kredi që shtetasi ka marre (në vlerën 2.500,000 Leke).

Evidentojmë se shuma 60,000 Euro që shoqëria “Murrizi 2009” shpk ka kaluar si kthim kontributi për ortakun në llogari të Myslim Murrizit tek banka “UNION” në tetor 2019, nuk duket se është deklaruar në ILDKPKI.

Gjithashtu për shtetasin Myslim Murrizi dhe familjarët e tij, ka edhe informacione të tjera për transaksione vlerash mbi pragun, dhe konkretisht:

Akte noteriale

Në date 16.02.2010″, Myslim Murrizi i shet palës blerëse I.Z (dtl 22.07.1967) një autoveture ‘Land Cruiser Toyota’ me çmim 29,000 Euro.

Në datë 19.03.2010, Myslim Murrizi i jep palës huamarrësi Sh. Ziu (dtl 12.01.1971) një hua në vlerën 30,000 Euro duke deklaruar se te ardhurat burojnë nga biznesi i arsimit.

Në datë 01.12.2011″, Myslim Murrizi blen kuota nga shoqëria ‘TV-BLU’ shpk me NIPT K3617801A(përfaqësuar nga A. Trimi e dtl 13.02.1964) në vlerën 100,000 Euro.
Sipas këtij raportimi, shuma është paguar cash jashtë zyrës noteriale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIFA ZBULON LISTËN/ Veteranë, por dhe emra të rinj. Ja tre finalistët për çmimin e “Portierit më të mirë”...
Previous article ZYRTARE/ Shtimi i rasteve të reja me COVID-19, merret vendimi për sfidën Arsenal-Liverpool

F.autor

Postime të ngjashme

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT