• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAJTIMI ME PLAZMË PËR COVID-19/ Rakacolli: Ja në çfarë faze jemi me aplikimin e kësaj metode dhe sa efektive është te pacientët
Home
Sociale

TRAJTIMI ME PLAZMË PËR COVID-19/ Rakacolli: Ja në çfarë faze jemi me aplikimin e kësaj metode dhe sa efektive është te pacientët

20 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zv. ministrja e Shëndetësisë dhe njëherësh kryetare e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, ka folur në lidhje me një metodë të re që po aplikohet në vendin tonë te të prekurit me Covid, dhe bëhet fjalë për plazmën e dhuruar nga pacientë që e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Rakacolli thotë se në vendin tonë ky shërbim është ende në fazat e para. Dje janë bërë dhurimet e para të plazmës dhe ende nuk është aplikuar asnjë, për të parë më pas dhe rezultatet. Zv.ministrja theksoi se nuk ka asgjë të konfirmuar në lidhje me efektivitetin e saj, sakaq shtoi se aplikimi i saj kërkon protokolle të reja por bëhet varësisht simptomave që ka i infektuari.

“Ska ende asgjë të konfirmuar në lidhje me efektivitetin e saj. Por me logjike të thjesht mendohet se do të jetë efektive. Është përdorur edhe më parë në trajtime të mëhershme… edhe për Saras.

Në momentin që nuk ka një trajtim specifik për një sëmundje, mendohet se ata antitrupa te ata persona që janë krijuar mendohet ti jepen dikujt tjetër që të fitojë betejën.

Për të arritur një konkluzion nëse ata grupe që kanë marrë medikamente dhe palzmën, duhen studime, të cilat janë duke u bërë në të gjithë botën. Por ende skemi rezultate.

Qëllimi është që të ofrohet për të gjithë ata që vuajnë nga covid, ajo që ofrohet në të gjitha vendet e botës. Dje kemi lancuar fillimin e kësaj metode. Plazma nuk është një gjë që blihet dhe krijohet, por dhurohet. Qe ta kesh atë duhet të dhurohet më pas duhet të kesh dhe zinxhirin që aplikohet. Duhet protokolli si do aplikohet. Duhet të dish kush janë ata kandidatë që mund ta dhurojnë.

Dje ka qenë dita e parë e dhurimeve. Të shpresojmë që kjo të rritet. Duhet të mbledhim një sasi të caktuar plazme për ta aplikuar te njerezit, si një alternativë për kurim, megjithëse ende sdimë rezultate.

Paisjet janë të gjitha. Në këtë moment që ne flasim nëse do kemi një plazëm të posaçme te një person që mund ta marrë, mund ta bëjmë tani.

Por duhet të bëjmë thirrje për të gjitha ata që e kanë kaluar Covid për ta dhuruar, për tu bërë hero i dikujt. Ska gjë më të bukur se të japësh gjakun tënd për ti dhënë jetë dhe një mundësi më tepër dikujt tjetër. Dje janë dhuruar 5, sot ende skemi një numër të skatë se sa janë mbyllur”, tha Rakacolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETONTE NË LONDËR/ Kush është Indrit Bajraktari i riu që la të mbytej në mes të detit 17-vjeçaren (DETAJE)
Previous article MBYTJA E 17 VJEÇARES NË VELIPOJË/ Merret vendimi, pezullohet lundrimi i mjeteve ujore

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT