Një ngjarje e rende ka ndodhur ditën e djeshme ku një 17-vjeçare e cila kishte shkuar për të pushuar në plazhin e Velipojës në vendin e quajtur “Vilun” është gjetur e pajetë rreth 700 metra larg bregut të detit.
Fillimisht u dyshuar se vajza ishte mbytur por sot detajet e reja kanë ndryshuar ngjarjen pasi nga kqyrja u konstatuan edhe shenja dhune.
Autori i dyshuar dhe viktima 17 vjeçe
Ngjarja
E mitura, Enisa Doda kishte shkuar në plazh me pushime me familjen e saj. Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, së bashku me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, ata kishin marrë një motor uji me qira. Pas më shumë se 2 orësh, rreth 16:30, në breg ka dalë vetëm 25-vjeçari, duke lënë të mbytur në ujë vajzën. Dyshimet për ngjarjen e rëndë kanë lindur nga pronarët e motorit të ujit të cilët nuk i lënë më shumë se 30 minuta motorët dhe kanë nisur kërkimet në det. Ato janë nisur me varkë për të gjetur motorin, por aty kanë takuar të riun i cili në dëshminë e tij ka gënjyer. Ai po kthehej me not në breg dhe kur është pyetur nga pronarët e skafit ka deklaruar se “vajzën e ka marrë xhaxhai i saj”.
Personi që shihni mëposhtë është Indrit Bajraktari. Në profilin e tij ne rrjetet sociale nga ku dhe është njohur me viktimën, Indriti shkruan se jeton në Londër.
25 vjeçari është nga Postriba dhe ka ardhur në Shqiperi për pushime siç thonë edhe informacionet e deritanishme. Dyshohet se të dy janë njohur në Velipojë dhe nuk kanë patur miqësi më parë, shkruan AlpeNews.al





