46-vjeçari që u qëllua me thikë në Patos të Fierit ditën e sotme, ka ndërruar jetë.
Personi që ka humbur jetën është Përparim Seati, i cili pas një konflikti është qëlluar me thikë nga Alionid Saliu 31 vjeç.
Menjëherë pas konfliktit 46-vjeçari është dërguar në spital, por si duket nuk ka arritur t’ja dalë mbanë, pasi pasditen e sotme ka humbur jetën.


