• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJIKE/ U përplasën kokë më kokë me një automjet. Ndërron jetë pasagjeri shqiptar në Itali, vetëm 19 vjeç
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJIKE/ U përplasën kokë më kokë me një automjet. Ndërron jetë pasagjeri shqiptar në Itali, vetëm 19 vjeç

16 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali gjatë mbrëmjes së të premtes. Ngjarja e rëndë rrugore u regjistrua rreth orës 23:00 dhe ka tronditur komunitetin shqiptar në zonë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, viktima ishte një 19-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Monopoli. I riu udhëtonte në sediljen e pasme të një automjeti tip “Mercedes-Benz” në momentin kur ndodhi përplasja fatale.Për arsye që ende nuk janë sqaruar plotësisht, makina ku ndodhej 19-vjeçari u përfshi në një përplasje të fortë me një automjet tip “Toyota”, që drejtohej nga një grua. Goditja ishte tepër e fuqishme, duke bërë që të dy mjetet të humbnin kontrollin dhe të përplaseshin edhe me disa automjete të parkuara anës rrugës. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit dhe transportuan të riun drejt spitalit, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në urgjencë.

Nga aksidenti mbetën të lënduar lehtë edhe drejtuesja e “Toyota”-s, si dhe një tjetër pasagjer që udhëtonte në “Mercedes-Benz”.

Policia italiane ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJE ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Dy persona të maskuar futen në argjendari dhe vjedhin bizhuteritë
Previous article SHPËRNDANTE KOKAINË ME MOTOR/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali. Drogën e fshihte në karikues telefoni

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT