Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Zyrih të Zvicrës, pasi është përplasur nga treni.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes, ndërsa viktima është idntifikuar si Rinor Bunjaku nga Rümlangu i Zyrihut.
Duke iu referuar burimeve të afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djali është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes.
Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang.



