Pas ngjarjes së Pogradecit, ku një 44 vjeçar me probleme mendore vrau me thiikë dhe i preu kokën nënës së tij, një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës.
Sipas dyshimeve të para, një grua ka vdekur në shtëpinë e saj ku banonte së bashku me djalin, i cili është edhe i dyshuari kryesor për vdekjen e gruas.
“Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje”, ka thënë prokurori që ka marrë në ngarkim çështjen.
“E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas informatave të para, ka të meta mendore. Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, shtoi ai.