Vrasja e një gruaje në Teksas nga bashkëshorti i saj 21-vjeçar, i cili i preu kokën katër muaj pas martesës, ka tronditur të gjithë SHBA-në. Trupi i Angie Diaz u gjet nga policia në shtëpinë ku ajo jetonte me 21-vjeçarin Jared Dickus .
Por ajo që i mungonte ishte koka e saj: “I gjetëm një pjesë të trupit, ajo ishte copëtuar dhe shtëpia ishte e mbuluar me gjak”, tha Sherifi Troy Gudry. Oficerët më vonë gjetën armën e krimit të fshehur në të njëjtin vend ku sulmuesi kishte tentuar të fshihte kokën e Diazit.
Menjëherë dyshimet e policisë ranë mbi 21-vjeçarin i cili pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ai që vrau dhe preu kokën bashkëshortes me të cilën ishte martuar më 21 tetor. Policia ishte njoftuar nga familjarët e 21-vjeçarit pasditen e së mërkurës. Sipas vlerësimeve, vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të një dite më parë.


