Një ngjarje rëndë ka ndodhur nëprovincën e Piacenzës, ku babë e bir u mbytën në lumin Trebbia. Ata po kalonin kohë së bashku me familjen buzë lumit, në zonën e Perinos.
Në një moment djali u zhyt në ujë, por, pasi nuk u rikthye edhe babai u hodh për ta kërkuar. Fatkeqësisht të dy u mbytën, shkruajnë mediat e huaja.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30 kur dy banorët u zhdukën në ujë. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit nga Bobbio dhe gjithashtu ekipi i zhytësve të transportuar nga Bolonja me zjarrfikësit “Drago”. Ishte ky i fundit që nxori dy viktimat nga ujërat e Trebbia.


