• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNUAN BARBARISHT FISIN MAJA/ Çfarë vendosi gjykata për të “fortët” e Fushë- Krujës
Home
Breaking News

DHUNUAN BARBARISHT FISIN MAJA/ Çfarë vendosi gjykata për të “fortët” e Fushë- Krujës

9 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lihen në burg tre nga katër personat e arrestuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, tre ditë më parë. Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj janë lënë në “arrest me burg”, teksa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Kujtim Bërdaku u la me masën “detyrim paraqitje”.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për tre prej tyre, teksa kjo masë u pranua Gjykata. Dy qytetarët Bilbil Maja dhe Jashar Maja u sulmuan me shkopin bejsbolli dhe armë nga anëtarë të fisit Rraja.

Ata protestonin kundër gurores së Delia group për shkak se po u shkaktonte dëme në banesa me shpërthimet e kryera.
Ditën e sotme kanë dalë para gjykatës katër personat e parë të arrestuar për këtë ngjarje që tronditi opinionin publik dhe që solli dhe ndryshime në qeveri.

Në sallën e gjyqit kanë dalë sot Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi sulmi barbar.

Ineidi Rraja dhe Andi Rraja sipas avokatit kanë qenë në vendngjarje, por s’kanë ushtruar dhunë dhe s’kanë pasur mjete të forta në duar.
Avokati ka kërkuar të ndëshkohen autorët e dhunës, por të bëhet individualizimi i veprimeve të secilit prej tyre.

Sipas dosjes hetimore të prokurorit Ylli Basha rezulton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:00 të datës 6 korrik. Bilbil dhe Jashar Maja, kushërinj të parë mes tyre ishin ulur në ambientet e bar Fregen në Thumanë me qëllim për të biseduar me inxhinierin e gurores që të përdoreshin sasi më të vogla eksplozivi sepse nga shpërthimet e pakontrolluara po u dëmtoheshin banesat

Në dëshminë e tyre dy të dhunuarit kanë dhënë detaje për sulmin ndaj tyre.

“Papritmas në ambientet e lokalit kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar që të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores, të cilin e njoh me pseudonimin Çaku. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup. Dhe persona të tjerë, të afërm të tyre na kanë goditur pa pushim duke na lënë pa ndjenja në lokal”, ka deklaruar Bilbil Maja.

Për tre të parët prokuroria ka kërkuar arrest me burg, ndërkohë që për Kujtim Bërdakun, pronarin e lokalit ku ka ndodhur ngjarja, policia dhe prokuroria kanë deklaruar se nuk e ka kallëzuar krimin dhe ka kryer veprime për pengimin e së vërtetës duke mos siguruar për policinë pamjet DVR nga kamera e sigurisë.

Ishin vetë pjesëtarë të fisit Maja që filmuan dhe dokumentuan sulmin.

Bilbil Maja kishte denoncuar disa herë në polici për dëmtimet që po shkaktoheshin nga shpërthimet e gurores dhe kishte tentuar disa herë të bllokonin kamionët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I RRITUR NË SUEDI/ Rrëfehet Elmando Gjini, i riu që e krahasojnë me Bonucci-n dhe që shembull ka Van Dijk
Previous article TRAGJIKE NË ITALI/ Dolën për të pushuar me familjen, babai hidhet në lumë për të shpëtuar të birin, mbyten të dy

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT