• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJIKE NË ITALI/ 44 vjeçari SHQIPTAR VDES në punë. Shkak bëhet një ROBOT (DETAJET)
Home
Breaking News

TRAGJIKE NË ITALI/ 44 vjeçari SHQIPTAR VDES në punë. Shkak bëhet një ROBOT (DETAJET)

28 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tragjedi e rëndë ka ndodhur në një fabrikë për prodhimin e mobilieve në Treviso të Italisë, ku shtetasi nga Kosova 44 vjeçar, Shpejtim Gashi ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Mëngjesin e ditës së hënë punëtori nga Kosova ka humbur jetën derisa është aksidentuar nga roboti të cilin po e drejtonte.

Kolegët e shqiptarit kanë qenë të parët që kanë dhënë alarmin, por ekipet mjekësore nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pos që e kanë konfirmuar vdekjen e 44 vjeçarit. Shpejtim Gashi ka jetuar me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët në Ponte di Piave të Trevisos.

Kompania pas konsultimeve me sindikatat ndaloi punën, pas vdekjes së punëtorit të tyre, njoftojnë mediat lokale nga Treviso.

“Me trishtim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti ka ndërruar jetë punëtori ynë Shpejtim Gashi. Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rindërtuan ngjarjen tragjike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“3B (kompania në fjalë), është e angazhuar për të siguruar punë të sigurt në përputhje me ligjet ekzistuese”, thuhet më tej në njoftimin e kompanisë ku punonte shqiptari nga Kosova.

Sindikata e punëtorëve duke përshkruar rastin tragjik të 44 vjeçarit nga Kosova, vë në dukje nevojën për trajnimin e vazhdueshëm të punëtorëve. Sindikata thotë se Gashi ishte një punëtor i kualifikuar me një përvojë 20 vjeçare. Sipas njoftimit të sindikatës, thuhet se nga një hetim fillestar dyshohet se punëtori kosovar, në momentin e tragjedisë ishte në një zonë të ndaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI GATI PËR GJOKS TË NGRITUR? VIDEO: Këto ushtrime do t'ju ndryshojnë fizikun tuaj
Previous article NJËSOJ SI MOTRA E SAJ/ FOTO: Një tjetër SEKSBOMBË nga familja e famshme italiane

g.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT