• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJIKE NË FLORIDA/ Dy të vrarë e dhjetëra të plagosur
Home
Nderkombetare

TRAGJIKE NË FLORIDA/ Dy të vrarë e dhjetëra të plagosur

30 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Dy persona u vranë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën të dielën, kur një grup prej tre personash qëlloi me armë zjarri pa dallim ndaj një turme jashtë një koncerti në Majami të Floridës, tha policia lokale. Një nga të plagosurit është në gjendje kritike, thonë autoritet.

Të shtënat pa dallim ndaj turmës në koncert ndodhën pas mesnatës pranë zonës që njihet si Kopshtet e Majamit (Miami Gardens), tha policia.

Ndërsa njerëzit qëndronin jashtë, një fuoristradë e tipit Nissan Pathfinder iu afrua turmës dhe “tre njerëz dolën nga makina dhe qëlluan pa dallim ndaj turmës”, tha policia. Tre individët më pas hipën në makinë dhe u larguan nga skena.

Ekipet e përgjigjes së shpejtë arritën në skenë dhe gjetën dy të vrarë, thuhet në deklaratën e policisë. Mbi 20 të plagosur u dërguan në spital, me të paktën një në gjendje të rëndë.

Përmes një shkrimi në rrjetin Twitter, drejtori i policisë për qarkun Miami-Dade Alfredo “Freddy” Ramirez dënoi “aktin e dhunës”.

“Këta janë vrasës gjakftohtë që qëlluan pa dallim ndaj turmës, dhe ne do të kërkojmë drejtësi”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë dhe të dhimbshme të dhunës me armë dhe në disa raste vrasje masive të profilit të lartë nëpër shkolla, qendra tregtare apo vende pune.

Vrasjet, kryesisht ato me armë zjarri, janë rritur gjatë vitit të kaluar. Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur vrasje masive në një objekt të kompanisë postare FedEx në Indinapolis, në një ndërtesë zyrash në Kaliforni, në një dyqan ushqimor në Kolorado dhe disa vrasje në Atlanta. Presidenti Joe Biden e cilësoi muajin e kaluar dhunën me armë zjarri si “epidemi” dhe “turp ndërkombëtar”.

Më shumë se 43, 000 njerëz humbën jetën vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara nga dhuna me armë zjarri, pëfshi vetëvrasjet, sipas organizatës Arkiva e Dhunës me Armë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA VRASJA E SHQIPTARIT NË GREQI/ Mediat greke: Larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës...
Previous article U DOGJ NGA ZJARRI NË PUSIN E NAFTËS/ Ndërron jetë pas 27 ditësh punonjësi në Ballsh (EMRI+FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT