Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Durrës.
Një grua është vrarë me levë nga bashkëshorti i saj, brenda një byrektoreje. Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi “Azem Hajdari”.
Dëshmitarët i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj, se çifti kishte debate të ashpra prej disa ditësh. Ndërkohë, pas krimit burri vrasës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të krimit.


