• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tragjike/ Kryefamiljari i jep fund jetës te varri i babait, la pas tre fëmijë
Home
Aktualitet
Kronikë

Tragjike/ Kryefamiljari i jep fund jetës te varri i babait, la pas tre fëmijë

17 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Zgjodhi varrin e babës që t’i jap fund jetës. Kolë Marku 45 vjeç nga fshati Dol në Komunën e Gjakovës, mëngjesin e së shtunës, vrau vetën duke pirë acid. Ai u gjet i vdekur mbi varrin e babait të tij i cili kishte ndërruar jetë vite me parë. I ndjeri ishte i martuar dhe la pas 3 fëmijë. Më i madhi 15 vjeç. Familja thotë se nuk i di motivet që shtynë 45 vjeçarin t’ia merrte jetën vetës.

Dhjetëra njerëz mëngjesin e së martës ia kishin mësyrë shtëpisë së Kolë Markut ku jeton familja e tij për të shprehur ngushëllime. Kjo pasi që 45 vjeçari, mëngjesin e së shtunës i dha fund jetës duke pirë acid.

Gazeta Express, të martën, ka qëndruar në shtëpinë e të ndjerit Kolë Maraj ku familjarët kanë rrëfyer për momentin kur e kanë gjetur 45 vjeçarin të vdekur.

Marku, zgjodhi varrin e babait i cili i kishte vdekur vite më parë që t’i jepte fund jetës. Por para se ta kryente këtë akt, i ndjeri kishte telefonuar gruan dhe djalin për t’ia kumtuar lajmin se e ka ndërmend t’i jepte fund jetës duke u treguar lokacionin se ku planifikonte ta kryente vetëvrasjen. E ka qenë vet djali i tij 15 vjeçar i cili e ka gjetur babanë e vdekur në varreza.

Kështu ka thënë për Express vëllai i të ndjerit, Viktor Marku. Thotë se vëllai i tij nuk kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje e as nuk kishte pasur probleme. E përshkruan si një njeri të qetë dhe mjaft familjar.

Viktori, vëllai i të ndjerit thotë se ende nuk i di motivet që e kanë shtyrë atë të krynte aktin e vetëvrasjes.

“Vëllai i ka pas i ka pas 45 vjeç. Nuk ka pas ndonjë problem. Nuk ka qenë i shqetësuar apo depresiv. Ai ka ba vetëvrasje tek varri i babës. Ai para se ta kryente aktin e ka lajmëruar familjen, gruan dhe djalin, edhe kur kemi shku na e kemi gjet pa shenja jete”, rrëfen vëllai i të ndjerit.

Ai thotë se ka qenë vet vëllai i tij ai i cili e ka lajmëruar familjen se do të bënte vetëvrasje. U kishte treguar edhe lokacionin se ku e kishte ndërmend të bënte një gjë të tillë.

“Pasi që na ka lajmëruar kemi shkuar pastaj unë edhe djali i tij, djali im edhe e kemi gjete”. Por Viktor Marku tregon se i ndjeri kishte pasur probleme me pijen. Madje tek vendi ku është kryer vetëvrasja është është gjetur edhe një shishe me birrë.

“Kola ka punu këtu me neve, me punë të shtëpisë. Ai ka pi”, thotë ai.

I ndjeri ishte i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë. Më i madhi 15 vjeç.

Ndërkohë Policia e Kosovës është duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. Vdekja është konstatuar si e dyshimtë. /G.H./GazetaExpress/.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Basha me zv.kryeministrin e Maqedonisë: Ligji për gjuhë shqipe, shenjë e emancipimit të politikës
Previous article Dua Lipa këngëtarja e rekordeve, femra më e nominuar e të gjitha kohërave në Brit Awards

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Trupi i tij po kërkohet në...

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO) Aktualitet

PËRPLASJE NË RRJOLL/ Banorët rrëzojnë gardhin rrethues (VIDEO)

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT