• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha me zv.kryeministrin e Maqedonisë: Ligji për gjuhë shqipe, shenjë e emancipimit të politikës
Home
Shqipëri

Basha me zv.kryeministrin e Maqedonisë: Ligji për gjuhë shqipe, shenjë e emancipimit të politikës

17 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, me të cilin ndau vlerësimin për arritjet e fundit në vendin fqinj në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, siç është dhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Basha tha se kjo është shenjë e emancipimit të politikës e shoqërisë maqedonase dhe meritë e punës dhe unifikimit të faktorit shqiptar atje.

“2018 mund të jetë një vit i rëndësishëm për çlirimin e vendeve të rajonit nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja autokratike”, u shpreh kryetari i opozitës.

Basha e siguroi zëvendëskryeministrin Osmani për mbështetjen e plotë dhe energjike të Partisë Demokratike në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO.

Duke u ndalur në procesin e integrimit europian, Basha tha se sfidat kryesore mbeten përmbushja e kritereve bazë të Kopenhagenit, sic janë zgjedhjet e lira dhe drejtësia e pavarur.

“Në këtë kuadër, për Shqipërinë rëndësi parësore ka mposhtja e krimit të organizuar me lidhje qeveritare, që është kthyer në kërcënimin kryesor për demokracinë dhe mirëqënien e qytetarëve dhe pengesë për avancimin e vendit drejt Europës”, theksoi Basha.

Kryetari i opozitës theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të punojë me përkushtim total për përmbushjen e vizionit dhe objektivit të saj për Shqipërinë europiane dhe integrimin europian dhe euroatlantik të të gjithë rajonit si aspiratë mbarëkombëtare e shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventus i 'frikshëm', gati të bëjë transferimin e bujshëm nga Premier League
Previous article Tragjike/ Kryefamiljari i jep fund jetës te varri i babait, la pas tre fëmijë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT