• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJIKE/ I riu vret dy kushërirat për shkak të një puthje
Home
Nderkombetare

TRAGJIKE/ I riu vret dy kushërirat për shkak të një puthje

21 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një person është arrestuar si i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vajzave të reja në Pakistan, pasi në internet u bë publike një video ku ato putheshin nga një burrë.

Autori i dyshuar është Muhammad Aslam, i cili është gjithashtu kushëriri i dy viktimave, 18 dhe 16-vjeçare. Në polici po qëndron edhe zotëruesi i telefonit ku ishte filmuar videoja dhe të afërmit e viktimave.

Dy vajzat u vranë në një fshat javën e kaluar. Këto zona janë konservative sipas mediave dhe zakonet janë më të forta se ligji. Ato u vranë sepse shfaqeshin në një video ku putheshin nga një 28-vjeçar me emrin Umer Ayaz, i cili është arrestuar gjithashtu.

Në pamje, mediat shkruajnë se shfaqet edhe një femër tjetër, e cila dyshohet se është bashkëshortja e 28-vjeçarit. Videoja 52 sekonda mendohet se është regjistruar vitin e kaluar, por është bërë virale disa javë më parë.

Personi që ka regjistruar videon është arrestuar gjithashtu. Ai dyshohet se e ka shpërndarë videon në rrjetet sociale. Në pranga kanë rënë babai i njërës prej viktimave dhe vëllai i një tjetre, pasi nuk raportuan vrasjet dhe fshehën provat.

Këto konsiderohen si “vrasje nderi” për pakistanezët, për shkak të thyerjes së rregullave sociale që bëjnë individë të caktuar. Zakonisht këto vrasje i kryejnë anëtarë të familjes kur shohin që të afërmit veprojnë në mënyrë çnderuese.

Zakonisht sipas BBC këto vrasje kryhen në Pakistan për shkak se femrat refuzojnë të martohen, janë viktima të përdhunimit dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale jashtë martesës.

Por këto vrasje janë kryer edhe për arsye më banale, siç janë mënyra e veshjes apo fakti se vajzat shihen si rebele. Grupet e të drejtave të njeriut janë shprehur se dhuna ndaj femrave mbetet një problem shumë i rëndë në Pakistan.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Gardistët e terrorit virtual që sulmojnë të gjithë ata që janë PRO prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar!
Previous article SI ASNJËHERË MË PARË/ Lejleku i zi me sjelljen e çuditshme rikthehet në tokën shqiptare (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT