• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Gardistët e terrorit virtual që sulmojnë të gjithë ata që janë PRO prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar!
Home
Ekskluzive

SKANDALI/ Gardistët e terrorit virtual që sulmojnë të gjithë ata që janë PRO prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar!

21 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Parlamentit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshi bëri një deklaratë që në zallamahinë e debatit të këtyre ditëve, nuk ra shumë në sy. Mediat nuk është se i bënë ndonjë jehonë kushedi se çfarë, por ajo shpreh thelbin e një tendece tejet të rrezikshme, që është përvijuar këto ditë, në mjedisin e rrjeteve sociale, mediave vrituale e deri tek ato tradicionale.

Të gjithë ata që janë PRO prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, po vendosen sistematikisht nën një terror virtual nga lloj lloj gardistësh anonimë ose publikë. Të cilët kërkojnë ti mbyllin gojën, ti linçojnë, përflasin, ofendojnë, diskreditojnë dhe ti vendosin nën agresionin e tyre të paparë verbal. Qëllimi është që tu mbyllin gojën dhe tu imponojnë me dhunë qëndrimin e tyre kundër aktit të bashkisë për rrëzimin e saj dhe për ndërtimin aty të një godine të re e moderne për teatrin, në qendër të Tiranës.

“Kam dëgjuar shumë që kërkojnë numrat e identitetit të policëve, duan t’i identifikojnë personalisht. Të nderuar qytetarë, punonjësit e policisë nuk kanë qenë individualisht, por të strukturuar. Nëse doni të kërkoni një përgjegjësi penale, ligjore, politike, kërkojeni për përgjegjësit e tyre, të cilët i dini se kush janë. Jam unë, Drejtori i Policisë, Drejtori vendor i Policisë. Për çfarë ju duhen punonjësit individualë? Përse ju kërkoni emrat e personit të përveçëm? Për t’i linçuar individualisht për t’i intimiduar?”,- tha Lleshaj në Parlament.

Kjo do të thotë se janë pikërisht këta gardistë të terrorit virtual e real, që po kërkojnë identitetet e policëve që kanë marë pjesë gjatë operacionit të prishjes së godinës, për të mbrojtur perimetrin e saj nga protestuesit që ishin kundër. Ata janë vënë nën shënjestrë. Por jo vetëm ata.

Besoj të gjithë e ndoqën live një ish ministre “teknike” arsimi nga Partia Demokratike, me emrin Mirela Karabina kur në protestën e fundit për Teatrin, lexoi atë që ajo e cilësoi si lista e “Këshillit të Turpit”. E kishte fjalën për anëtarët e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, të cilët votuan PRO prishjes së godinës së vjetër. Ajo publikisht bëri thirrje me mikrofon në dorë, për ti poshtëruar të gjithë me radhë. Pavarësisht se ata janë legjitim në vendimarrjen e tyre. Pa harruar se të gjithë janë personalitete nga më të spikaturit në fushat që përfaqësojnë.

E si të mos mjaftonin vetëm policët dhe anëtarët e këshillit Bashkiak të Tiranë, ka edhe dy lista të tjera që janë vënë në shënjestër nga gardisët e terrorit virtual. Njëra prej tyre është ajo e të gjithë artistëve më të shquar të skenës së teatrit shqiptar, të cilët janë shprehur PRO prishjes së godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar.

Sipas mediave televizive kryesisht, asnjëri prej këtyre kolosëve të artit skenik shqiptar, nuk dëshiron që të prononcohet publikisht përmes intervistave, ftesave në studio apo pjesëmarrjes në panelet e debatit televiziv. Sepse ndihen nën agresionin e pashembullt që kërkon të mos e mbrojnë idenë e tyre. Dëshirën e tyre për ndërtimin e një teatri të ri modern. Projekt i cili ka qenë pjesë e ëndrrës së shumë brezave të artisëve që janë apo që nuk jetojnë më.

Ndërsa në listën tjetër bëjnë pjesë të gjithë ata aktivistë, politikanë, gazetarë, njerëz të thjeshtë apo përfaqësues të çfarëdo lloj grupi tjetër interesi, që janë gjithashtu PRO aktit të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës në datën 17 maj. Historia e njerëzimit ka njohur shumë diktatura. Por, kjo mund të jetë me e veçanta nga të gjitha llojet. Për aq kohë sa është diktatura e një grupi gardistësh anonimë ose jo, virtual apo realë, që kërkojnë të imponojnë vullnetin e tyre me anë të dhunës së pashembullt.

E sigurtë është në fund që do të humbasin, siç kanë humbur edhe shumë qasje të tjera më të vogla se këtë radhë, vitet e fundit. Shqetësimi është se ku e gjejnë gjithë këtë guxim dhe kush është pas tyre, që i motivon kaq shumë sa të arrijnë deri atje, sa edhe pas 30 vjetësh demokraci të sillen si gardistët e kuq të revolucionit kulturor kinez të këtu e gjysëm shekulli më parë.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË THONË METEROLOGËT? Ja si do të jetë moti pas shirave të së enjtes
Previous article TRAGJIKE/ I riu vret dy kushërirat për shkak të një puthje

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT