Ndahet nga jeta pas infektimit me virusin Covid-19 ish-nënprefekti i Vlorës për qytetin e Delvinës, Vasil Arbaçi.
Arbaçi ishte pjesë e minoritetit grek, që punoi gjithë jetën në të mirë të komunitetit i cili e zgjodhi atë si Kryetar të Komunës Finiq dhe më pas i emëruar si Nënprefekt i Qarkut Vlorë për Delvinën.
Vasil Arbaçi do të kujtohet si një njeri me kontribute të veçanta jo vetëm nga banorët e minoritetit grek por nga gjithë qytetarët e qarkut që nga Konispoli e deri në Vlorë e më gjerë.


